[email protected]
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se plaçkitja e shtëpive të familjeve serbe është bërë nga ekstremistët shqiptarë me qëllim të dëbimit të tyre
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull dje (18 janar) me pretendimin se plaçkitja e shtëpive të familjeve serbe në fshatin Lubozhdë të Istogut është bërë nga ekstremistët shqiptarë me qëllim të dëbimit të serbëve nga Kosova.

Artikulli është i bazuar në një komunikatë të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cila rastin e plaçkitjes së shtëpive të Marinko Blagojeviq dhe Tomislav Radivojeviq në Lubozhdë e interpreton si “mesazh më se i qartë nga ekstremistët shqiptarë se ata nuk duan të ndërtojnë paqe, bashkëjetesë dhe se po bëjnë gjithçka për të trembur dhe dëbuar serbët”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ende nuk dihet se kush janë kryerësit e kësaj vepre dhe për çfarë qëllimi është bërë.


Vegëzat e artikujve të publikuar në “Informer” dhe “Novosti”:

https://informer.rs/vesti/politika/866606/kurtijevi-nasilnici-ne-miruju-na-meti-porodicne-kuce-srba-na-kim-albanski-ekstremisti-zele-da-isteraju-narod-iz-svojih-ognjista-foto

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1323597/kuce-srpskih-povratnika-ponovo-meti-albanskih-ekstremista-napadi-jasna-poruka-proterati-srbe-foto


Vegëza e komunikatës të publikuar në faqen zyrtare të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://www.kim.gov.rs/v5431.php?fbclid=IwAR0C3lotjt4JrUfNrjC_UL56-IKzTWcwilCysqUfBV6g9ZkE1uebFz9ueGA


Vazhdon vala e dhunës ndaj familjeve serbe të kthyera në Kosovë. Incidenti i fundit ka ndodhur dje kur shtëpitë e të kthyerve Marinko Blagojeviq dhe Tomislav Radivojeviq janë grabitur në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut.

Sulmet e tilla të shpeshta ndaj popullit paqësor serb që thjesht duan të jetojnë në shtëpitë e tyre, veçanërisht ndaj të kthyerve tanë që janë kategoria më e ndjeshme e popullatës, është një mesazh më se i qartë nga ekstremistët shqiptarë se ata nuk duan të ndërtojnë paqe, bashkëjetesë dhe se po bëjnë gjithçka për të trembur dhe dëbuar serbët.


Zyra për Kosovën nuk ofron të dhëna faktike për kryesit e veprës edhe pse pretendon pa bazë se kjo po bëhet më qëllim të frikësimit të serbëve me synim dëbimin e tyre nga vendbanimet.

E as mediat në gjuhën serbe, duke iu referuar komunikatës së Zyrës, nuk e mbështesin pretendimin se kjo plaçkitje ka ndodhur nga ekstremistët shqiptarë me qëllim të dëbimit të serbëve nga Kosova.

Pretendime të tilla të pa bazuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pasur edhe më herët të cilat i ka trajtuar hibrid.info. (këtukëtukëtukëtu, këtu)


Analiza:

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull me pretendimin të pabazë se plaçkitja e shtëpive të familjeve në fshatin Lubozhdë të Istogut është bërë nga ekstremistët shqiptarë me qëllim të dëbimit të tyre nga Kosova.

Ky artikull bazohet në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila për pretendimin e bërë nuk ofron fakte.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others