[email protected]
Artikulli i vjetër për përkeqësim të motit, publikohet si aktual
shape
shape
shape

Faqja me emrin “Live News” në Facebook ka publikuar sot, ditë e enjte (21 mars) një artikull me titull “E premtja sjell tufan, rrebesh shiu dhe borë! Termometri ulet me disa gradë”.

Por, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli i ndarë nga kjo faqe në Facebook, është publikuar në ueb-faqen e portalit të dyshimtë “livenews10.com”, më 17 nëntor të vitit të kaluar (2023).

Mos qartësimi i kontekstit kohor të informacionit të publikuar, e bën titullin përgjithësues, ndërsa po ashtu, duke u bazuar edhe në numrin e ndjekësve të faqes (73 mijë), hibrid.info vlerëson se artikulli mund të lexohet nga një numër i konsiderueshëm i lexuesve, të cilët mund ta marrin lajmin si të mirëqenë.


https://www.facebook.com/livenewsshqip/posts/pfbid0LcXmgerH7eEmzCcaYkW1ThAuTt6xm2z5D2XVsjYBoTqT5gP5oMfcpofWd73zLRWol


Teksti i publikuar në ueb-faqen e portalit të dyshimtë “livenews10.com”, para kreut të artikullit, ka të shkruar edhe kohën e publikimit, e cila shënon datën 17 nëntor, 2023 (shih këtu).


Gjithashtu, i njëjti artikull është gjetur i publikuar në kohë reale nga portali informativ, “albeu.com”, në gjuhën shqipe, në datën 17 nëntor (shih këtu).


Analiza:

Titulli i një artikulli i publikuar sot (21 mars) që pretendon se të premten, do të ketë tufan, rrebesh shiu dhe borë në Shqipëri, është përgjithësues, pasi nuk e bën të ditur kontekstin kohor të informacionit.

Hibrid.info, pas verifikimit të fakteve ka gjetur se artikulli është publikuar në nëntor të vitit të kaluar dhe informacionet i jep për kohën kur është publikuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others