Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i muajit janar pretendohet të paraqitet si aktual

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “jnews3.com” ka publikuar me 16 dhjetor një artikull me titull “Rrotullohet një Autobus me mërgimtarë në Serbi, kaq persona janë lënduar”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i cili flet për një ngjarje të ndodhur në muajin janar të vitit 2022.

Ky portal i dyshimtë është munduar që këtë lajm të vjetër ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “jnews3.com”:

https://jnews3.com/rrotullohet-nje-autobus-me-mergimtare-ne-serbi-kaq-persona-jane-lenduar/?fbclid=IwAR0K1rwAjOaywZv1D0op90-e6xFp9m7x-bvPWFTFZqu_dBIG-R_tqmF4VT4

Ky artikull i vjetër është shpërndarë me datë 17 dhjetor në Facebook nga faqet “Express Gazeta” dhe “Lajme Globale”, e që kjo e fundit ka arritur të grumbullojë edhe komente nga lexuesit, një pjesë e të cilëve duket se kanë rënë pre e këtij lajmi jo aktual. (shih këtu dhe këtu)


Në artikullin e publikuar nga “jnews3.com”, citohet portali informativ “lajmi.net”.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur ky artikull i publikuar në kohë reale (11 janar 2022) nga portali informativ “lajmi.net”. (shih këtu)

Fotografia dhe artikulli i kopjuar, është shkëputur nga përshkrimi i një ngjarjeje të ndodhur më 11 janar të këtij viti. Një autobus i linjës Prishtinë-Grac, ishte aksidentuar në këtë datë afër Krushevcit në Serbi.


Analiza:

Portali i dyshimtë “jnews3.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit janar, atëkohë kur pas aksidentit të autobusit me mërgimtarë në Serbi, kishin mbetur të lënduar 11 persona.

Këtë artikull të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere