[email protected]
Zyra për Kosovën vazhdon me pretendime të pabazuara
shape
shape
shape

Shefi i zyrës për Kosovën, Petar Petkvoiq, në një reagim të publikuar sot (07 tetor) ka vazhduar me deklarate që ri-sjellin disa narrativa dezinformuese rreth zhvillimeve në Kosovë. Edhe në reagimin e sotëm, Petkoviq insiston të sjell pretendimin për, siç thotë, thirrjet për luftë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gjithashtu, në këtë reagim, Petkoviqi përsëriti narrativin për ndërtimin e, siç e quan ai, bazave ilegale të Policisë së Kosovës në veri.

Në kuadër të kësaj deklarata, Petkoviq pretendon rrejshëm edhe për rritje të sulmeve ndaj serbëve, pronave dhe varrezave serbe në Kosovë.

Mirëpo, për të gjitha pretendimet e tija, Petkoviq nuk i referohet ndonjë fakti konkret që do t’i mbështesnin ato.

Vegëza e deklaratës së Petkoviq të publikuar:

https://www.kim.gov.rs/v4893.php?fbclid=IwAR0u-4lWEAGDNGvdtroz4lmn8krTXgWt-wD6c3U2p578DO-w6E1Dg6rHBx4

Pjesë të deklaratës së Petkvoviq:

Është absurde dhe e konsumuar që Vjosa Osmani sulmon presidentin Aleksandër Vuçiq, kur i vetmi dhe real faktor i destabilitetit në Kosovë e Metohi, por edhe më gjerë është Albin Kurti, i cili çdo ditë kërcënon me luftë, tund armët dhe ndërton baza ilegale në veri të vendit.

Nëse vërtet duan normalizimin e marrëdhënieve, paqen dhe stabilitetin në Prishtinë, duhet ta kishin formuar shumë kohë më parë Asociacionin e Komunave Serbe, i cili garanton të drejtat kolektive për serbët, në vend të sulmeve çdo ditë në rritje ndaj serbëve, pronës së tyre, madje edhe ndaj varreve të tyre.


Hibrid.info, në vazhdën e monitorimit të pretendimeve dezinformuese të zyrës për Kosovën apo edhe zyrtarëve politik i ka trajtuar disa pre tyre.

Pretendimet e Petkoviqit që “Kurti bënë thirrje për luftë duke i tundur armët” dhe “duke ndërtuar baza ilegale në veri”, përbëjnë vazhdën e keqinterpretimeve të deklaratave dhe manipulimit të fakteve.

Ky pretendim është bërë edhe me herët nga ana e Petkoviqit, dhe është trajtuar nga hibrid.info. Këtë pretendim, Petkoviq e ka ndërtuar duke e ndërlidhur me deklaratat e përfaqësuesve të lartë politikë e institucionalë të Kosovës, në krye me kryeministrin Kurti, për rrezikun e një konflikti të mundshëm në rajon, si dhe për nivelin e gatishmërisë së institucioneve kosovare të sigurisë, për të mbrojtur vendin.  ë disa intervista të dhëna për media të huaja (gazetar italiane “La Republica”, “Radio Evropa e Lirë”, Reuters Kurti kishte paralajmëruar për rrezikun për një konflikt, por jo edhe kërcënuar me luftë, siç pretendon Petkoviq. (këtu)

Petkoviq, një deklaratë të Kurtit të bërë për mediat kroate ku thotë se “nuk mund të përjashtojë konfliktet në rajon” e interpreton si synim të tijin për t’i vënë flakën Ballkanit Perëndimor, duke shkaktuar kriza dhe tensione në veri të Kosovës. Shefi i kësaj zyre pretendon se qëllimi i Kurtit, nëpërmjet ndërtimit të bazave policore, është “që t’i mbyllë serbët në veri në një rreth”. Mirëpo, Kurti deklaratën e tij e mbështet në fakte konkrete të lëvizjeve të bëra nga ushtria serbe në anën serbe të kufirit Kosovë-Serbi e që, sipas tij, do të ishin shkaktar të një konflikti të mundshëm. Kurti paralajmëron një konflikt të mundshëm në bazë të lëvizjeve ushtarake të shtetit serb në kufi me Kosovë, e jo të ndonjë plani personal për shkaktuar trazira në Ballkan. (këtu)


Edhe pretendimet se kemi sulme të përditshme ndaj serbëve në Kosovë, pronave dhe varrezave të tyre nuk argumentohen. Hibrid.info ka trajtuar disa raste që përbëjnë këtë pretendim e që kanë rezultuar të jenë dezinformata apo manipulim i fakteve.

Gazeta serbe “Politika” në një publikim më të hershëm pati hedhur pretendimin se, “me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet sulmet ndaje serbëve janë shtuar për 50 përqind”, i cili është i pabazuar në burime relevante. Vërtetësia e informacioneve të publikuara vihet në dyshim si rezultat i mungesës së burimeve. Ndërkohë, të dhënat e gazetës i demantojnë dy raporte të UNMIK-ut që përshijnë vitet 2021-2022 në të cilat ceken vetëm 28 incidente ndaj etnisë serbe. Krahas edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bazuar në të dhënat e organeve të sigurisë në vend deklarojnë se incidentet ndëretnike janë zvogëluar kohëve të fundit. (këtu)

Rasti i fundit i trajtuar nga hibrid.info rreth sulmit ndaj varrezave serbe, përkundër faktit që familjarët deklarohen se nuk dyshojnë në askënd, Zyra për Kosovën dhe shefi i saj, për këtë veprim dhe veprime të tilla i akuzojnë shqiptarët. (këtu)


Analiza:

Pretendimet e Petkoviqit se Albin Kurti bënë thirrje për luftë çdo ditë duke i tundur armët dhe duke ndërtuar baza në veri janë interpretime dezinformuese për shkak se as Kurti po as ndërtimi i bazave policore në veri nuk ndërlidhen me ndonjë kërcënim nga ana Kosovës për luftë.

Edhe pretendimet se komuniteti serb në Kosovë sulmohet çdo ditë, sulmohen pronat dhe varrezat e tyre nuk qëndron për faktin se raportet për incidente ndëretnike nuk e vërtetojnë rritjen e incidenteve ndëretnike dhe sipas raporteve të policisë dëmtimi i varrezave apo pronave serbe nuk mund të argumentohet kryesi i veprës. Këto pretendime të bëra sot e që janë pjesë e një narrativi politik të proklamuar edhe më herët nga zyrtarët e lartë në Qeverinë e Serbisë, hibrid.info i ka vlerësuar në trajtimet e më hershme si “Dezinformatë”, “Manipulim i fakteve” e “Teori Konspirative”.

Share With Others