Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Vuçiq pretendon pa fakte se Britania e Madhe qëndron prapa aksionit në veri

HIBRID

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pretenduar se Britania e Madhe qëndron prapa aksionit të Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës.

Vuçiq këtë pretendim që nuk e argumenton me asnjë fakt, e tha të premtën (15 tetor) në televizonin serb “TV Prva”.

Vegëza e emisionit e publikuar në kanalin zyrtar të presidentit serb në Youtube:


Pjesë nga deklarata e Vuçiqit e përkthyer në gjuhën shqipe:

“Tani është e qartë se Prishtina po bën gjithçka në marrëveshje me Britaninë e Madhe. Unë jam i vetëdijshëm për pasojat kur e them këtë, por është e vërtetë”.

Ai tha se gjithçka në Kosovë bëhet gjithmonë me mbështetjen e vendeve të Kuintit.

“Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe do t’i dua gjithmonë, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla”, tha Vuçiç.

“Ata po qëllojnë mbi njerëzit, ata kanë qëlluar më shumë se njëqind plumba.”

“Ne gjetëm 58 gëzhoja, të kalibrit të NATO-s 5-56. Oliver Ivanoviq u vra nga ajo. Serbët nga Kosova dhe Metohia nuk e kanë këtë kalibër,” tha Vuçiç.


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në disa media serbe:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/vucic-zajednica-srpskih-opstina-mora-biti-formirana-pristina-sve-radi-uz-podrsku?fbclid=IwAR0ZkDVDObaTqqQP838cC4lkAFG2rU366on9bZ0cLMFSzAZAD_MxZ5MrnFw

https://trebinjelive.info/2021/10/16/vucic-velika-britanija-stoji-iza-napada-pristine-na-srbe-na-kim/


Përveç presidentit serb që e akuzon Britaninë e Madhe se gjoja ajo qëndron prapa aksionit në veri, pretendim të ngjashëm të pa bazuar në asnjë argument e ka edhe eksperti serb për siguri globale Nikola Antiq.

Ai për “TV Kurir” tha se për secilën krizë në Kosovë ka një nënshkrim dhe se prapa konfliktit të fundit qëndron nënshkrimi amerikan edhe britanik.

 “I gjithë tregimi udhëhiqet për të shkatërruar Serbinë. Dikush do të nxis luftën. Rastet si krushk, Jovanjica, sulmi ndaj Kishës, ndeshja në Rashkë dhe dëgjimi i bisedave të Vuçiq…të gjitha janë parë në vitet 90-ta. Po aplikohet skenari i Guatemales, Kongos, ku faktori i jashtëm bënë tregimin. Është e qartë se nënshkrimi amerikan edhe britanik nxit krizën”, u shpreh ai për TV Kurir.

Vegëza e emisionit me deklaratën e Antiç në TV Kurir:

https://www.facebook.com/watch/?v=1335856453496820


Më poshtë mund të gjeni artikullin e përkthyer në gjuhën shqipe i publikuar nga mediumi online “botasot.info”.

https://www.botasot.info/lajme/1685948/analisti-serb-flet-per-incidentin-pas-aksionit-te-kontrabandes-ne-veri-te-mitrovices-ja-kush-qendron-pas-tij/?fbclid=IwAR3BmsztQ-zIvwCtDcXtLLIJNcJTPYUIOB3V1d_y6MQfupB6iSYQWR4rAgE


Analiza:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pretenduar pa fakte se prapa aksionit të Policisë së Kosovës në veri me 13 tetor qëndron Britania e Madhe.

Gjithashtu, ngjashëm si Vuçiqi, edhe eksperti serb i për siguri globale Nikola Antiq ka pretenduar pa fakte se Britania e Madhe qëndron prapa çdo krize në Kosovë, duke iu referuar edhe aksionit të fundit në veri.

Por, ky i fundit ka shtuar se përveç Britanisë së Madhe, prapa siç është shprehur ai konfliktit të fundit, qëndron edhe Amerika.

Pretendimet e bëra nga Vuçiq dhe Antiq, nuk bazohen në asnjë referencë të vetme, por të gjitha janë të përfolura dhe nuk argumentohen me asnjë fakt.

Bazuar në këtë kontroll të fakteve, ekipi i hibrid.info vendos t’i vlerësojë këta artikuj, pretendimet e Vuçiqit dhe Antiçit si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere