Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka premtuar ndihmë me nga 300 euro

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” e ka publikuar një artikull me titull të sajuar se gjoja kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ato familje që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar, do të përfitojnë ndihmë nga 300 euro në muaj.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet fare me përmbajtjen.

Gjithashtu, ky lajm është i vjetër, i cili u publikua me 30 shtator 2019, atëkohë kur Kurti në fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019, në një tubim në Malishevë kishte shpalosur disa prej pikave të programit të tij qeverisës.

“Nuk do të ketë familje pa kulm mbi kokë e pa dikë të punësuar, ne do të ofrojmë punësim të garantuar për një anëtarë të familjes, për çdo familje në skemë sociale. Do të ndajmë mirëqenien duke paguar shtesat për fëmijë dhe do të heqim tatimin për të ardhurat deri në 300 euro sepse askush nuk duhet paguar për ekzistencë”, kishte thënë Kurti.

Pra, pretendimi se Qeveria Kurti do të ndajë nga 300 euro për çdo muaj për familjet që nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar, rezulton të jetë rremë në titullin e artikullit të publikuar nga “gazetamitrovica.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetamitrovica.com”:

https://gazetamitrovica.com/2021/11/07/albin-kurti-cila-do-familje-qe-ska-asnje-te-punesuar-lajmrohuni-ketu-dhe-merrni-nga-300-eur-ne-muaj-2/?fbclid=IwAR2qSaTeIW5SZJm-EdzCloXO-nCGUyB4NHKZaYadXQrBsRy4nLQ9FHaiZKY

Ky artikull i “gazetamitrovica.com” është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës, ndërsa në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh.

Vegëza e postimit të faqes “Gazeta Aktive” në Facebook:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/252269503609741


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin origjinal të publikuar në kohë reale (30 shtator 2019) në disa medie online në Kosovë.

Vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në disa medie online në Kosovë:

https://klankosova.tv/kurti-nuk-do-te-kete-familje-pa-kulm-mbi-koke-e-pa-dike-te-punesuar/

https://gazetainfokus.com/kurti-nuk-do-te-kete-familje-pa-kulm-mbi-koke-e-pa-dike-te-punesuar/


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2019, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vendosur titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere