Të fundit | Televizioni slloven nuk raportoi se Martin Berishaj është shtetas i Serbisë Të fundit | PDK s’ka paraqitur ndonjë qëndrim të ri për koalicion me LVV-në Të fundit | Manipulimet e bazuara në të vërteta Të fundit | Arrestimet për dyshime për krime lufte paraqiten pa prova si ndëshkim ndaj… Të fundit | Rishikimi i javës: Teori konspirative nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Se… Të fundit | Keqinformatat për protestat në Shqipëri, të ndërlidhura dhe të shpërndara n… Të fundit | Pretendim i rremë se Mihali ka paralajmëruar protesta ndaj SHBA-së nëse ins… Të fundit | Narrativat paszgjedhore serbe mbi zgjedhjet e qershorit: Fitorja e Listës S… Të fundit | Narrativat serbe në përvjetorin e Rezolutës 1244 Të fundit | Pretendim i pabazë se arrestimi i drejtorëve të shkollave serbe në Kamenicë…
[ ARTIKULLI ]

Publikim mashtrues: Nuk ka votime online për të nominuarit në BBA

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truepostnew.com” ka publikuar dje (2 shkurt) një artikull me titull “Ne kete link mund te votoni LIVE per nominimet e Big Brother”.

Ndërsa në imazhin e përdorur në këtë artikull, përveç logos së spektaklit televiziv (reality show) Big Brother, gjendet edhe përmbajtja: Cilin nga banorët deshironi të largoni nga Big Brother Albania këtë javë.

Në përmbajtje të këtij artikulli është vendosur një vegëz, me anë të së cilës autori pretendon se, përmes klikimit në të, lexuesit mund të votojnë për nominimet në këtë spektakël.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është mashtrues dhe synon që të grumbullojë klikime, pasi vegëza të dërgon në platformën online “Youtube” dhe në të nuk gjendet asnjë mundësi për të votuar, si dhe video-materiali është fshirë. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “truepostnew.com”:

https://www.truepostnew.com/ne-kete-link-mund-te-votoni-live-per-nominimet-e-big-brother/?fbclid=IwAR31hXOyX8kpgrSI1nJSKezeiP0UVexl2DoVvGSs_UHXIuCqsH_7H4m3vqo

Ky artikull i sajuar është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqet “Monitor TV” dhe “NMK-post.com”, të cilat përmes këtij postimi kanë grumbulluar dhjetëra komente e reagime. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka vërtetuar se e vetmja mundësi që publiku të votojë për personat e favorizuar në këtë spektakël televiziv, është përmes mesazheve (sms) nga telefoni. (shih këtu)

Në faqen zyrtare të Big Brother Vip Albania në Instagram, dje (2 shkurt) është publikuar një postim me përmbajtje “KË DONI TË SHPËTONI? DËRGO SMS ME EMRIN E KONKURENTIT”, bashkangjitur në këtë imazh gjenden edhe numrat e telefonit për publikun nga Kosova dhe Shqipëria.

Pra, në formatin e këtij spektakli televiziv nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç përmes SMS-ve që të votohet për personat e nominuar.


Analiza:

Portali i dyshimtë “truepostnew.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se në përmbajtje gjendet vegëza për të votuar për të nominuarit e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Albania”.

Kjo vegëz të dërgon në platformën online “Youtube”, dhe pasi të klikosh në të nuk shfaqet asnjë video, por thuhet se video-materiali është fshirë nga përdoruesi.

Gjithashtu, bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se nuk ka mundësi që të votohet online për të nominuarit në këtë spektakël televiziv dhe se e vetmja mënyrë është përmes mesazheve telefonike (SMS).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere