[email protected]
Deklarata e vjetër e ish-këshilltarit të Konjufcës paraqitet si aktuale
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (24 nëntor) një artikull me titull ““Po ia mësyu Kosovës, do ta pësojë edhe më keq se Rusia në Ukrainë” / Vjen paralajmerimi i fundit nga Këshilltari i Glauk Konjufcës për Serbinë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, duke vërtetuar se lajmi është i vjetër i publikuar në muajin shkurt, ndërsa titulli është i sajuar, me anë të së cilit ky artikull pretendohet të paraqitet si aktual.

Në përmbajtje të këtij artikulli, gjendet një deklaratë e bërë në muajin shkurt të këtij viti nga këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali. Ai atëkohë ishte shprehur se Kosova e viteve të 90-ta nuk duhet të krahasohet me Ukrainën e sotme, duke shtuar se Serbia do ta pësonte shumë me keq se Rusia në Ukrainë, nëse do t’ia mësynte Kosovës.

Vlen të ceket se Tali nuk është më pjesë e kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, që nga data 2 mars. (shih këtu)

Pra, faqja “Pamfleti.com” ka publikuar këtë artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë në titull cilësimin “paralajmërimi i fundit”.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Pamfleti.com”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02UehG1aEtYNFBeK222hvZbNHzGCHaphRFqEs13gb1esFdBADM8uHckVc2mMbEsTJDl&id=101118555235758


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë deklaratën e Talit të publikuar në kohë reale në portalin informativ “Botasot.info”. (shih këtu)


Gjithashtu, gjatë kërkimit në rrjetin social Facebook, është gjetur edhe postimi i Talit i bërë më 27 shkurt në llogarinë e tij zyrtare në këtë platformë. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të ish-këshilltarit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali, i cili më 27 shkurt sa ishte pjesë e kabinetit të Konjufcës, ishte shprehur se “Serbia do ta pësonte shumë me keq se Rusia në Ukrainë, nëse do t’ia mësynte Kosovës”.

Kjo faqe është munduar që këtë artikull ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të sajuar me pretendimin se “vjen paralajmërimi i fundit nga këshilltari i Glauk Konjufcës për Serbinë”.

Bazuar në medologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others