Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se nuk kishte asnjë pjesëmarrëse grua gjatë themelimit të Forumit të Gruas nga LDK, në Zvicër

HIBRID

Portali “Lecanton27.ch” i vetëquajtur si “gazeta e parë zvicerane në gjuhën shqipe” ka publikuar me 24 shkurt një fotografi në faqen zyrtare në Facebook duke pretenduar se janë pamje nga mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për themelimin e Degës së Forumit të Gruas në Zvicër.

Në fotografi shihen vetëm pjesëmarrës burra dhe në mbishkrim thuhet “Edhe kjo ndodhe: LDK sot ka themeluar degën e Forumit të Gruas në Zvicër pa asnjë grua?!…Shikone foton krejt mashki..”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron pasi që fotografia është prerë, ndërsa në fotografinë origjinale shihen edhe pjesëmarrëse gra, dhe gjithashtu në imazhet tjera të publikuara nga LDK shihen edhe gra.


Vegëza e postimit të publikuar nga “Lecanton27.ch”:

https://www.facebook.com/100057128651896/posts/971296298117983/?mibextid=oFDknk


Hibrid.info ka gjetur postimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të publikuar me 24 shkurt ku shihen pamje nga mbledhja e mbajtur. (shih këtu)


Në postim tregohet se janë mbajtur dy mbledhje të ndryshme, njëra për themelimin e Forumit të Gruas në Zvicër dhe tjetra për Forumin e Rinisë atje.


Pjesë nga postimi i LDK-së:

“Këtë të shtunë, u themeluan Degët e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë në degën Lindore në Zvicër si dhe nëndega e Dubendorf. Më pas, në një atmosferë gëzimi e besimi në Ëinterthur, u kremtua përvjetori i pavarësisë së Kosovës”.


Në fotografitë e postuara nga LDK, është gjetur edhe fotografia përmes të cilës portal “Lecanton27.ch” pretendon se në themelimin e Forumit të Gruas kishte vetëm burra. Në këtë fotografi të publikuar në faqen zyrtare të LDK-së shihen edhe pjesëmarrëse gra, çka vërteton faktin se fotografia në fjalë është prerë nga portali i lartcekur, ku duken vetëm pjesëmarrës burra.

Krahasimi i fotografisë së publikuar nga portali “Lecanton27.ch” dhe asaj nga LDK-ja


Analiza:

Përmes një fotografie të prerë, marrë nga mbledhja e LDK-së në Zvicër, portali “Lecanton27.ch” ka pretenduar se gjatë themelimit të Forumit të Gruas, të gjithë pjesëmarrësit ishin burra.

Por pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se fotografia është prerë dhe se në fotografinë origjinale shihen edhe pjesëmarrëse gra, si dhe në imazhet tjera të postuara nga LDK ka edhe gra.

Në bazë të metodologjisës së punës, hibrid.info këtë përmbajtje e vlerëson si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere