Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se cili shtet ka marr vendim për ndalesën e veshjes myslimane “abaja” në shkolla

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ ka publikuar sot (25 gusht) një artikull me titull “Jo veshje muslimane në shkollë”/ Ministria e Arsimit ndalon përdorimin e “Abajas” në klasa.

Titulli konsiderohet përgjithësues sepse pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se cili shtet ka marr këtë vendim.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, kur thuhet se “Franca do të ndalojë veshjen e rrobave fetare abaja në të gjitha shkollat shtetërore”.

Duke parë që portali “gazeta-shqip.com” është i regjistruar në Shqipëri (këtu), dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, bën që lexuesi shumë lehtë të mendojë se vendimi është marr nga Ministria e Arsimit në Shqipëri.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:

https://www.gazeta-shqip.com/bota/jo-veshje-muslimane-ne-shkolle-ministria-e-arsimit-ndalon-perdorimin-e-abaj-i1228943?fbclid=IwAR3lwx3Jk4zcWCrIWI_bQkhOSWCZD-8-aU_ZSmELdFYepRxV_H0o-FsK0HE


Hibrid.info për të dëshmuar se vendimi për ndalimin e veshjes së rrobave fetare “abaja” në të gjitha shkollat shtetërore, është marr nga Ministria e Arsimit në Francë, ka gjetur artikuj në lidhje me lajmin, nga mediat e huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “gazeta-shqip.com” ka publikuar artikull në lidhje me ndalesën e veshjes së rrobave fetare “abaja” në të gjitha shkollat në Francë, por që në titullin e artikullit nuk saktësohet se cili shtet ka marr këtë vendim.

Nga të dhënat e gjetura mbi mediumin në fjalë, tregohet se fakti që ky portal vepron në Shqipëri, mund t’i dezinformojë lexuesit se bëhet fjalë për vendim të marr nga Ministria e Arsimit në Shqipëri.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto artikuj si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere