Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se ngjarja ka ndodhur në Durrës

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje dhe sot (4, 5 dhjetor) një artikull me titull “VIDEO / Ne Durres: Gruaja kap BURRlN me një tjetër në autobus, dhe ndodh ajo qe pritej…!!??”.

Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, ka arritur të vërtetojë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në Durrës, siç pretendohet rrejshëm.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 në Quezon City në Filipine.

Pra, portalet e dyshimta janë munduar ta paraqesin rrejshëm këtë ngjarje, duke pretenduar se ajo ka ndodhur në një linjë autobusi në qytetin e Durrësit.


Artikulli me titull të rremë është publikuar nga portalet e dyshimta si “todaynews64.com”, “news.todaynews64.com” dhe “fakti.todaynews64.com”.

Ky artikull përveç që është publikuar nga portalet e dyshimta, i njëjti është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Gazeta Shëndeti”, “Abc News Albania” dhe “33shi.com”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (9 tetor 2018) në mediumin britanik “DailyMail.co.uk”, ku qartësohet se ngjarja ka ndodhur në Filipine. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull lidhur me një ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2018 në Filipine. Mirëpo, këtë ngjarje këto portale janë munduar ta paraqesin rrejshëm se ajo ka ndodhur në Durrës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere