Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika…
[ ARTIKULLI ]

Halil Kastrati nuk ka kërkuar vota për LDK-në

HIBRID

Faqja “Zemra e Shqiptarit” në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet humanisti dhe udhëheqësi i organizatës jo-qeveritare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, së bashku me ministrin e Brendshëm në detyrë dhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu.

Kjo faqe ka postuar këtë fotografi me një përshkrim ku thuhet “Halil Kastrati: Ne keto dite te veshtira per ta ndihmu LDK-ne me 20 mije vota. Bamirës zoti ju shpërbleft”.

Faqja “Zemra e Shqiptarit” ka aluduar se Kastrati ka bërë thirrje që të votohet LDK-ja me 20 mijë vota. Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që nuk ka asnjë deklaratë të tillë të bërë nga udhëheqësi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”.

Hibrid.info përmes makinave të kërkimit ka gjetur fotografinë autentike, e cila është postuar më 25 gusht të vitit të kaluar nga nënkryetari i LDK-së.

Veliu përmes faqes së tij në Facebook, kishte njoftuar se në takim me Kastratin është diskutuar për projektet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes tyre.

Pra, fotografia është e vjetër dhe nuk është e vërtetë që humanisti Kastrati ka bërë thirrje që të votohet LDK-ja, siç pretendon rrejshëm faqja “Zemra e Shqiptarit”.

Postimi në faqen “Zemra e Shqiptarit”:

https://www.facebook.com/zemraeshqiptaritt/posts/3539201582856159


Më poshtë mund të gjeni postimin e Agim Veliut në takimin e zhvilluar më 25 gusht me humanistin, Halil Kastrati:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1742757952537885&id=694759390671085


Analiza:

Faqja “Zemra e Shqiptarit” në Facebook, e cila numëron afër 250 mijë pëlqime, ka mashtruar lexuesit e saj me një fotografi të vjetër, duke pretenduar rrejshëm se Halil Kastrati ka kërkuar vota për LDK-në. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që ky postim kategorizohet si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere