[email protected]
Me anë të titullit mund të kuptohet se reagimi është bërë nga kryeministri Albin Kurti
shape
shape
shape

Portali informativ “GazetaDemos.com” ka publikuar dje (23 mars) një artikull me titull “Kurti reagon ashpër pas sharjes së Shalës në Kuvend: Vulgarë, jo akademikë”.

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk qartëson se për kë bëhet fjalë.

Në përmbajtje bëhet e ditur se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, kishte reaguar ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, pasi ky i fundit kishte ofenduar kryeministrin e Kosovës.

Duke e ditur se Shala kishte drejtuar ofendimin ndaj kryeministrit Kurti (këtu dhe këtu), me anë të titullit, autori i këtij artikulli ka lënë të kuptohet se reagimi ishte bërë nga Albin Kurti.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaDemos.com”:


Përveç titullit, edhe fotografia nuk e qartëson identitetin e personit që ka reaguar.


Deputetja e VV-së, Tinka Kurti, regimin ndaj Shalës për ofendimin e bërë ndaj kryeministrit Albin Kurti, e ka postuar në llogarinë e saj personale në Facebook. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se “GazetaDemos.com” ka vënë titull të paqartë në këtë artikull, për shkak të kontekstit të ngjarjes mund t’i bëjë lexuesit të kuptohojnë që reagimi është bërë nga Albin Kurti. Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se ndaj deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, ka reaguar deputetja e VV-së, Tinka Kurti.

Me anë të këtij titulli, autori lë vend për keqkuptim te lexuesit. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others