Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA
[ ARTIKULLI ]

Syla nuk ka dhënë detaje për shumën e grumbulluar në Fondin e Sigurisë

HIBRID

Portalet “GazetaExpress.com” dhe “GazetaDemos.com” kanë publikuar një artikull me titull “Sa para u mblodhën në Fondin e Sigurisë? Zëvendësministri i Mbrojtjes Syla jep detaje”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk korrespondon me përmbajtjen, pasi zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, nuk ka dhënë detaje për shumën e mjeteve financiare të grumbulluara në Fondin e Sigurisë.

Syla në një intervistë dhënë për Kosovapress.com, nuk tregon ndonjë shifër të përafërt për grumbullimet në këtë fond, por shton se investimi i tyre do të analizohet nga ekspertë ushtarakë.

“Nuk kemi shifër të përafërt, nuk kemi shifër të saktë, ndërkohë jam i bindur që Qeveria shumë shpejtë do të dalë me një të dhënë të saktë”, tha ndër të tjerash Syla për Kosovapress.com.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “GazetaExpress.com” dhe “GazetaDemos.com”:

https://gazetademos.com/sa-para-u-mblodhen-ne-fondin-e-sigurise-zevendesministri-i-mbrojtjes-syla-jep-detaje/

Intervistën e plotë të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla dhënë për “Kosovapress.com” mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portalet “GazetaExpress.com” dhe “GazetaDemos.com” këtij artikulli i kanë vënë titull jo adekuat, duke lënë të kuptohet se Syla ka dhënë detaje për shumën e mbledhur në Fondin e Sigurisë.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se zëvendësministri i Mbrojtjes nuk ka dhënë shifër të saktë lidhur me këtë Fond.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere