Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që paraqet fëmijët me çanta në supe pranë gërmadhave është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “kosovalajm.net” në faqen e tij në Facebook, ka postuar me datë 27 dhjetor një imazh ku shihen dy fëmijë me çanta në supe pranë gërmadhave të ndërtesave.

Këtij imazhi i është vendosur mbishkrimi “Gaza, 27 dhjetor 2023.”

Pas verifikimit të imazhit vërehen detaje që nuk përkojnë me një imazh real dhe i njëjti tregon shenja të Inteligjencës Artificiale (AI).


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga “Kosovalajm.net”:

https://www.facebook.com/kosovalajm.net/posts/pfbid034aELA1rc3WexCfu5ha7RWh1uVJQKfU5aHjjspL8xn25Ep5nVsxFr2BGvo39gtoGLl


Pasi të analizohet imazhi nga afër vërehen deformime grafike në pjesë të ndryshme të saj, të cilat tregojnë për shenja të krijimit me inteligjencë artificiale.

Hibrid.info ka analizuar imazhin me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit Hive Motivation rezulton që imazhi është prodhuar 99.7 për qind me inteligjencë artificiale. (këtu)


Analiza:

Pas analizimit të imazhit të publikuar nga një faqe në Facebook, përmes aplikacioneve që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, del që fotografia është prodhuar 99.7 për qind me AI.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere