Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Hajredin Kuçi ka filluar punën në mbrojtje të ish-ushtarëve të UÇK-së

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (3 prill) një fotografi të ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, të cilës i kanë vënë mbishkrimin “Prof.Hajredin Kuçi fillon punën në mbrojtje të ish-ushtarëve të UÇK-së!”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo fotografi është e vjetër, e publikuar në shkurt të vitit 2022.

Gjithashtu, Kuçi nuk ishte angazhuar si pjesë e mbrojtjes e të gjithë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), siç pretendohet nga disa faqe në Facebook, por atëkohë ai ishte bërë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë.


Vegëzat e postimit në Facebook nga faqet “Pika Press” dhe “Mitrovica SOT”:

https://www.facebook.com/PikaPressOfficial/posts/pfbid02RwceRwhP4e5pmkfRM1MrCzN91vCkMrMqYnDRDFL93PCrc2RioQD7HBPYWBTT2VD4l

https://www.facebook.com/MitrovicaSot/posts/pfbid0tyKvdEBDQDwRW7Lba2D43E3mGbyTM6cfFNiPi8dMuKohFQ6ZYanRMpvVjXvk6crcl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia e Kuçit është marrë nga artikujt e publikuar në shkurt të vitit 2022, në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)

Në këta artikuj bëhet e qartë se ish-ministri i Drejtësisë ishte bërë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë, e që kjo ishte konfirmuar nga avokati i këtij të fundit, Ben Emmerson.


Vlen të ceket se Kuçi është i angazhuar vetëm në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, ndërsa dje (3 prill) mori pjesë në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. (shih këtu dhe këtu)


Kjo fotografi e Kuçit me pretendim të njëjtë ishte publikuar edhe në muajin shkurt të këtij viti nga disa faqe tjera në Facebook, e që po ashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh të Hajredin Kuçit të realizuar në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë, me pretendimin se ish-ministri i Drejtësisë ka filluar punën në mbrojtje të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia është e publikuar në shkurt të vitit 2022, atëkohë kur Kuçi ishte bërë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Pra, pretendimi i bërë nga faqet e lartcekura është i pasaktë. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson atë si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere