Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet shpallje mashtruese për shitjen e një banese me çmim jo real

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “viraln32.com” ka publikuar me datë 8 korrik një shpallje të rreme për shitjen e një banese, duke i vënë çmim jo real.

Pas verifikimit të fakteve dhe hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia e nuk korrespondon me përmbajtjen. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin që paraqitet në imazh.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë:

http://viraln32.com/urgjent-shitet-super-apartament-41-vetem-per-49990-euro/?fbclid=IwAR2PD0BBDoyCn6lOIX-qtwtUHWtVXDW-py9pa4zW6lAoof2x8MHqeD6igvI


Artikulli me shpallje të rreme i publikuar nga portali i dyshimtë “viraln32.com” është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Lajme IN” dhe “Albagraph7”. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia e këtij apartamenti që shfaqet në artikull i përket një shpalljeje tjetër.

Banesa që shihet në këtë fotografi gjendet në Durrës në Shqipëri, e cila është në shitje për 50 mijë euro dhe ka vetëm 50 metra katrorë. (shih këtu)


Ndërsa në përmbajtje të artikullit të publikuar, hibrid.info ka gjetur se përshkrimi është i një apartamenti tjetër që gjendet në Tiranë, i cili është në shitje për 220 mijë euro. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që kjo shpallje e rreme për shitjen e kësaj banese publikohet nga portale të dyshimta, të cilat po ashtu janë trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “viraln32.com” ka publikuar një shpallje të rreme për shitje të një banese, duke pretenduar se ajo është urgjentisht në shitje për 49,990 euro.

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se përshkrimi i kësaj shpallje i përket një banese tjetër që gjendet në Tiranë, dhe jo asaj që pretendohet dhe mban çmimin 220 mijë euro.

Ndërsa në fotografi paraqitet shpallja e një banese tjetër që gjendet në Durrës, e cila është 50 metra katrorë dhe mban çmimin 50 mijë euro.

Duke u bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull me këtë shpallje si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere