Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për tërmet në Kosovë, i pa verifikuar

FESTIM RIZANAJ

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull sot (12 qershor) me pretendimin se ka pasur tërmet në Kosovë.

Sipas këtyre portaleve lexues nga Kaçaniku kanë raportuar për tërmetin e ndodhur rreth orës 08:12.

Pas verifikimit të fakteve nuk është arritur të gjenden ndonjë fakt për një tërmet të ndodhur në Kosovë.

Vegëza e artikujve të publikuar në portalet informative:

https://indeksonline.net/termet-ne-kosove-63/

Pjesë të artikullit të publikuar në portalet informative:

Lëkundje të tokës janë ndier mëngjesin e sotëm në Republikën e Kosovës.

Konkretisht, lexues nga Kaçaniku raportojnë për tërmetin e ndodhur në ora 8:12.

Ende nuk dihet se sa shkallë ishte.


Hibrid.info ka hulumtuar në platformën online të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (ESCM), e cila raporton për tërmetet që godasin pjesën e Evropës, e që në ditët e fundit, apo në datën 12 qershor, nuk është raportuar se Kosova është goditur nga ndonjë tërmet. (këtu)

Por edhe në platformat tjera online që raportojnë për tërmetet që godasin botën nuk është raportuar për ndonjë tërmet në Kosovë. (këtu, këtu)

Përveç këtyre fakteve të gjetura, nuk është gjetur ndonjë raportim nga Instituti Sizmologjik i Kosovës lidhur për një tërmet që e ka goditur Kosovën sot apo ditëve të fundit.


Analiza:

Disa portale informative kanë pretenduar se ka pasur tërmet në Kosovë duke u bazuar në raportimet e lexuesve të tyre nga Kaçaniku.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info në platformat online për raportime rreth tërmeteve, nuk është gjetur asnjë informacion për ndonjë tërmet në Kosovë gjatë ditëve të fundit.

Gjithashtu, nuk ka ndonjë raportim as nga Instituti Sizmologjik i Kosovës lidhur për një tërmet që e ka goditur Kosovën sot apo ditëve të fundit.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

 Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere