Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazuar se Kurti kontrabandon armë nga Ukraina te armiqtë e Amerikës

FESTIM RIZANAJ

Medium në gjuhën serbe “Alo.rs’ ka publikuar një artikull sot (16 qershor) me pretendimin se Kurti kontrabandon armë nga Ukraina te armiqtë e Amerikës.

Pretendimi bazohet në një deklaratë të ish kolonelit amerikan, Douglar Macgregor të bërë gjatë një interviste për “Serbian Radio Chicago” dhe e publikuar nga “Serbian American Voters Alliance” (SAVA).

Macgregor pretendon se armët që janë dërguar në Ukrainë janë parë edhe në Kosovë.

Pretendimi i Macgregor nuk bazohet në fakte dhe nuk e përmend Kurtin si kontrabandues të armëve.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/772201/kurti-svercuje-oruzje-iz-ukrajine-americkim-neprijateljima/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”;

Nga të gjitha anët vijnë paralajmërime serioze për kryeministrin e rremë.

“Armët e kontrabanduara nga Ukraina në Kosovë* dhe të dërguara te armiqtë e Amerikës janë regjistruar siç duhet. Kurti duhet të mendojë dy herë për atë që po bën.”


Në një pyetje të bërë një krahasim ndërmjet Kosovës dhe Krimesë, dhe reagimin ndërkombëtare ndaj sovranitetit të Kosovës dhe Ukrainës, Macgregor deklaron se “ka shumë njerëz që vërejnë shumë armë që janë dërguar në Ukrainë janë parë në Kosovë dhe kanë kaluar diku tjetër në duart e njerëzve që ne në perëndim nuk do t’i armatosnim”. (këtu)

Deklarata e Macgregorit mbetet në suaza të pretendimin për shkak se nuk bazohet në ndonjë fakt apo referencë për atë që e thotë.

Njëkohësisht këtë pretendim nuk e ndërlidh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ashtu siç pretendohet nga mediumi në gjuhën serbe.


Pretendimi se janë parë armë të ndryshme nga Ukraina në Kosovë, është bërë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë së Rusisë. Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pati publikuar një post/cicërimë në Twitter në qershor të vitit të kaluar (2022) duke pretenduar pa fakte se, një pjesë e madhe e armëve anti-tank të markave, Stinger dhe Javeline nga Ukraina, po kalojnë në tregun e zi në Kosovë e Shqipëri. (këtu)


Analiza:

Pretendimi se Kurti po kontrabandon armë nga Ukraina te armiqtë e Amerikës nëpërmjet territorit të Kosovës është i pabazë.

Edhe Macgregor nuk e fakton pretendimin se shumë armë që janë dërguar në Ukrainë janë parë në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere