Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Bill Clinton nuk ka paralajmëruar fund më të tmerrshëm se Sali Berisha për Albin Kurtin

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “KosovariPress” ka publikuar sot (05 korrik) një video-material në të cilin pretendohet se ish-presidenti amerikan Bill Clinton gjatë vizitës se tij në Tiranë, paralajmëroi fund tragjik të Albin Kurtit, në fjalimin e tij.

Video-materiali ka mbishkrimin se “Bill Clinton paralajmëroi fund më të tmerrshum se Berisha për Albin Kurtin!”.

Por që hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se pretendimi i ngritur si i tillë nuk qëndron.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “KosovariPress”:

https://www.tiktok.com/@kosovapress.com/video/7252299640928800026

Hibrid.info, për ta hedhur poshtë pretendimin e ngritur, ka hulumtuar dhe ka arritur të gjejë fjalimin e plotë në formë të shkruar dhe me anë të pamjeve, të ish-presidentit amerikan, gjatë vizitës së tij në Tiranë (shih këtu dhe këtu).


Hibrid.info ka gjetur se, për ta mbështetur pretendimin, llogaria në fjalë ka marrë një video-material të përgatitur nga “Pamfleti” (shih këtu).


Storja e realizuar në fakt është përgatitur duke u bazuar në deklaratat e Kreshnik Spahiut, jurist dhe opinionist, i cili ka komentuar vizitën e ish-presidentit, në një lidhje të drejtpërdrejt me televizionin “EuroNews Albania” (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka vërtetuar se edhe në llogarinë e Spahiut në Facebook (shih këtu), por edhe në intervistën dhënë në “EuroNews Albania”, ai nuk ka bërë deklarime si ato që pasqyrohen në kronikën e “Pamfleti”.


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi që Bill Clinton paralajmëroi fund më të tmerrshëm se Berisha për Albin Kurtin, nuk qëndron.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në fjalimin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Madje edhe si tillë nuk është gjetur as në deklaratat publike të juristit Kreshnik Spahiu, prej deklaratave të së cilit pretendohet se është krijuar video-materiali.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto postime si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere