Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër për aksidentin e ministrit Faton Peci pretendohet të paraqitet si aktual

HIBRID

Një faqe në Facebook me emrin “Universal” ka publikuar më 19 korrik një fotografi me mbishkrimin ku pretendohen se dje (18 korrik) Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bashkë me eskortën e tij është aksidentuar.

Por që hibrid.info nuk ka gjetur asnjë raportim nga publikues kredibil që konfirmojnë pretendimin e faqes në fjalë.

Në bazë të hulumtimit është verifikuar se bëhet fjalë për raportim të një ngjarjeje të ndodhur muajin e kaluar (qershor), të cilën faqja e lartcekur mundohet ta paraqesë si lajm aktual.


Vegëza e postimit të faqes “Universal” në Facebook:

https://www.facebook.com/universalinfoks/posts/pfbid02ztdj6PF13zgTn1Yj3JDRW78DgugQyvrFdMxuLWJhmXbXpWjWqQadQB6nCNiZbtpHl


Hibrid ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe të vetmet publikime që ka gjetur në lidhje me ngjarjen e pretenduar janë ato që kanë të bëjnë me aksidentin e ndodhur me 24 qershor të këtij viti, në të cilin ishte i përfshirë ministri Peci (shih këtu dhe këtu).


Po ashtu hibrid.info ka gjetur të publikuar edhe njoftimin e ministrit Peci në Facebook, ku njoftonte për aksidentin që i kishte ndodhur në muajin qershor. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një postim ku pretendohet për një aksident të eskortës së ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit.

Hulumtimi ka gjetur se në këtë rast një lajm i publikuar muajin e kaluar është pretenduar të jepet si lajm aktual, i ndodhur më 18 korrik.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere