Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vitit 2022 me pretendimin të paraqitet si aktual

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Atdheu Lajm” ka publikuar me datë 9 shtator një artikull me titull “’Të mbytur me borxhe’, familja me 9 anëtar i jep fund jetës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në qershor të vitit 2022 dhe se ngjarja ka ndodhur në Indi.

Pra, faqja e lartcekur e ka publikuar këtë artikull me pretendimin ta paraqesë si aktual, gjithashtu duke mos e specifikuar në titull se vendndodhjen e ngjarjes.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Atdheu Lajm”:

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid02LPeQDh6DL7F5frAcVx4YmTuqYtJ4yh3de7bfq9qjAYAAZFyjD6xXtNVSfxZ4G5tLl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (qershor 2022) në disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “Atdheu Lajm” ka publikuar një artikull të vitit 2022, lidhur me një ngjarje të ndodhur në Indi, duke pretenduar ta paraqesë atë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere