Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se në Kalanë e Zveçanit është i vendosur flamuri i Rusisë

HIBRID

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Jepi zë”, ka publikuar më 3 mars disa imazhe ku shihet një flamur i varur mbi një objekt.

Përmes mbishkrimit të bashkëngjitur në imazhet e publikuara, pretendohet se në Kalanë e Zveçanit është vendosur flamuri i shtetit të Rusisë.

Mirëpo pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron dhe se në fakt flamuri i vendosur në Kalanë e Zveçanit është i Serbisë.


Vegëza e imazheve të publikuara nga faqja “Jepi zë”:

https://archive.is/OPF6G


Hibrid.info duke analizuar imazhet e publikuara nga faqja e përmendur më lartë, ka gjetur detaje që tregojnë qartë se flamuri nuk është i Rusisë. Detaji që e vërteton këtë fakt është renditja e ngjyrave në flamurin në foto, ku nga lart-poshtë është kjo renditje; e kuqe, e kaltër dhe e bardhë.

Duke u bazuar në publikimin e flamurit serb në faqen zyrtare të qeverisë së Serbisë, kjo renditje e ngjyrave i përket flamurit serb. (shih këtu)


Ndërsa, sipas enciklopedisë botërore “britannica.com”,  flamuri i Rusisë ka këtë renditje të ngjyrave nga lart-poshtë: e bardhë, e kaltër dhe e kuqe. (shih këtu)


Edhe komentuesit në faqen “Jepi zë” kanë vërejtur që flamuri që duket në imazhet e publikuara është flamuri i Serbisë, e jo siç pretendohet aty, si i Rusisë. (shih këtu)


Analiza:

Duke publikuar imazhe ku shihet një flamur mbi Kalanë e Zveçanit në Veri të Kosovës, një faqe në Facebook ka pretenduar rrejshëm se ky është flamuri i Rusisë.

Hibrid.info ka analizuar detajet e imazheve dhe ka vërtetuar se në fakt flamuri në fotografi është i Serbisë dhe jo i Rusisë, siç pretendohet.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë përmbajtje e vlerëson si “Përmbajtje e paverifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere