Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka mbështetje faktike për pretendimin se Kurti dhe Pacolli po krijojnë parti në Serbi

FESTIM RIZANAJ

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull (19 korrik) me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (përfshirë edhe Behgjet Pacollin) është duke e krijuar një parti politike në Beograd.

Siç pretendon gazeta duke u bazuar në informacione të veta, avokati Çedomir Stojkoviq dhe politikani Boban Bogdanoviq, së fundmi kanë vizituar Prishtinën me synimin që të marrin mbështetje financiare nga përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinës për themelimin e një partie politike euroatlantike në Serbi.

Ky artikull në ueb-faqen e mediumit mbanë titullin “PLANI I FERRIT: Kurti dhe Pacolli po krijojnë parti në Beograd! Ndërkaq në ballinën e gazetës së të mërkurën (19 korrik) mbanë titullin “Kurti po krijon parti në mes të Beogradit”. (këtu)

Përkundër që mediumi, siç thotë, bazohet në informacione të veta, nuk ofrohet ndonjë fakt kredibil për pretendimin e bërë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/784433/pakleni-plan-kurti-i-pacoli-prave-stranku-u-beogradu/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

Sipas informacioneve të gazetës sonë, politikanët në tentativë dhe promotorët e pavarësisë së Kosovës, Çedomir Stojkoviq dhe Boban Bogdanoviq kanë qenë së fundmi në Prishtinë dhe kanë kërkuar mbështetje financiare për themelimin e një organizate politike euroatlantike në Serbi.

Gjithashtu, Stojkoviqi dhe Bogdanoviqi u përpoqën të merrnin burime materiale nga Behgjet Pacolli, lobist shqiptar dhe financues i interesave të tyre separatiste, në hotelin e të cilit në Prishtinë qëndruan falas, për të krijuar një parti politike të NATO-s në Serbi, me të vetmin qëllimi i realizimit të idesë së madhe shqiptare dhe nën maskën e gjoja shqetësimit për popullin serb në Kosovë.


Përkundër që pretendohet se Kurti dhe Pacolli janë duke e krijuar një parti politike në Serbi duke përdor dy zëra opozitar të pushtetit në Serbi, avokatin Stojkoviq dhe politikanin Bogdanoviq, nuk ofrohet ndonjë fakt për ta mbështetur këtë.

Po ashtu, pretendimi se Stojkoviq dhe Bogdanoviq kanë qenë së fundmi në Prishtinë dhe kanë kërkuar mbështetje financiare për themelimin e një organizate politike euroatlantike në Serbi, nuk argumentohet me fakte.


Analiza:

Nuk ofrohen fakte për pretendimin se Kurit dhe Pacolli janë duke e krijuar një parti në Serbi nëpërmjet avokatit Stojkoviq dhe Bogadnoviq, dy zëra opozitar të pushtetit në Serbi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere