Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e qartëson se për kryetarin e komunës së cilit shtet bëhet fjalë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar me datë 16 shtator artikullin me titull “Çfarë po ndodh? 21 persona akuzohen për kontrabandë me kokainë, mes tyre kryetari komunës dhe zyrtarë të policisë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk sqaron se për kryetarin e cilës komunë bëhet fjalë.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se, “Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar të Malit të Zi ngriti aktakuzë kundër 21 personave, duke përfshirë oficerë të lartë policie dhe operativë, kryetarin e komunës së Budvës dhe drejtuesit dhe anëtarët e dyshuar të klaneve malazeze të drogës”.

Duke u bazuar në seksionin “Kontakt” në ueb-faqen e këtij portali informativ, ku adresa e tij shfaqet të jetë në Tiranë (këtu), kjo bën që titulli përgjithësues të lë vend për keqinformim te lexuesit se bëhet fjalë për gazetar nga ndonjë vend shqipfolës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/rajoni/fare-po-ndodh-21-persona-akuzohen-per-kontrabande-me-kokaine-mes-tyre-kry-i611587?fbclid=IwAR3EOzqXmnrWhgYXRnyLkvXqIngAcF4jn6K29WEZ9_fGdw87ZjhpASJ3jHY


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga disa media online të cilat kanë raportuar saktë në lidhje me këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar një artikull në lidhje me arrestimin e kryetarit të Komunes së Budvës, por që në titull nuk sqarohet se për kë bëhet fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere