Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Protesta pro-palestineze e vitit 2021 në Stamboll, paraqitet si aktuale

FATBARDH DEMA

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar me datë 8 tetor një artikull me titull “’Dërgoni ushtarë turq në Gaza’, protesta në Stamboll në mbështetje të palestinezëve”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali që paraqet protestuesit në Turqi duke brohoritur “dërgoni ushtarët tanë në Gaza”, është e vjetër, e realizuar në maj të vitit 2021.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet informative “Eurojournal-alb.com” dhe “Abcnews.al”:

https://eurojournal-alb.com/2023/10/08/dergoni-ushtare-turq-ne-gaza-protesta-ne-stamboll-ne-mbeshtetje-te-palestinezeve/


Në përmbajtje të këtyre artikujve gjenden postime nga disa llogari në median sociale X (ish-Twitter), të cilat e kanë paraqitur këtë protestë të vjetër si aktuale.

Pra, mediat e lartcekura duket se kanë rënë pre e këtyre publikimeve. (shih këtu dhe këtu)


Pas verifikimit të fakteve të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar në maj të vitit 2021 nga mediumi turk “Muslim Port” në llogarinë e tij zyrtare në X (ish-Twitter). (shih këtu)


Protestat e vitit 2021 ndodhën pas sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite në Gaza, para Konsullatës së Përgjithshme izraelite në Stamboll me thirrjet “Ushtarët turq në Gaza”. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale informative kanë publikuar video me pamje të një proteste të vitit 2021 me pretendimin të paraqitet si aktuale, duke e ndërlidhur me konfliktin e tetorit 2023 ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere