[email protected]
Dogana e Kosovës përgënjeshtron pretendimet e Petar Petkoviqit, për konfiskimin e pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe
shape
shape
shape

Mediume në gjuhën serbe kanë publikuar dje një artikull me pretendimin se konfiskimi i verës në pronësi të një qytetari serb në Hoçën e Madhe-Rahovec është sulm i ri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit.

Artikulli është i bazuar në deklaratën e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, cili pretendon në mënyrë tendencioze dhe të pabazuar në fakte duke e vlerësuar si sulm të ri të Albin Kurtit ndaj serbëve të jugut konfiskimin e 40 mijë litrave verë të qytetarit serb Petroviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit dhe se qytetarët reaguan për ta mbrojtur këtë terror të Kurtit.

Këto pretendime të shefit të kësaj zyre e, që zuri vend në mediat serbe, janë mohuar nga institucioni përkatës dhe legjitim, Dogana e Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://www.kosovo-online.com/sq/lajm/politike/petkovic-ngjarjet-ne-hocen-e-madhe-nje-sulm-i-ri-ndaj-serbeve-ne-jug-te-ibrit-7-12?fbclid=IwAR1a42YLC6HZG1zPlVtY-bFSqGJ2CEp63dBDe72eUMV3rxO94cQj-SNsOqo

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1180198/sramno-objasnjenje-kurtijevih-haraclija-vino-zaplenjuju-zbog-nelegalne-proizvodnje-srbin-porucio-ovo-radimo-vec-sest-generacija

https://www.sd.rs/vesti/kosovo/novi-kurtijev-napad-poslao-specijalce-da-oduzimaju-imovinu-srbima-2022-12-07?ref=aklamator&ak=Lf80EjGM&utm_source=aklamator_com&utm_medium=referral&utm_campaign=NOVI_KURTIJEV_NAPAD__Poslao_specija

https://informer.rs/vesti/politika/754793/kurti-ponovo-udario-srbe-juzno-ibra-velika-hoca

Pjesë të artikullit të publikuar nga media në gjuhën serbe:

Albin Kurti sot ka sulmuar sërish serbët në Kosovë dhe Metohi, duke dërguar policinë e tij në qendër të Hoçës së Madhe.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq , ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter informacione për një sulm të ri ndaj serbëve, këtë herë në jug të Ibrit .

– Sulmi i ri i Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit. Ai dërgoi policinë e tij në qendër të Hoçës së Madhe për të konfiskuar 40.000 litra verë nga një nga vreshtat më të vjetra të Petroviqit. Vendasit u mblodhën për të mbrojtur fqinjin e tyre sepse nuk do të lejojnë mbijetesën dhe terrorin e Kurtit! – ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Vegëza e deklarimit të Petar Petkoviq në Twitter:

https://twitter.com/PetkovicPetar/status/1600515817095008256?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1600515817095008256%7Ctwgr%5E7a890b32597f47e56405e8562d0bc586b4b7d126%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kosovo-online.com%2Fsq%2Flajm%2Fpolitike%2Fpetkovic-ngjarjet-ne-hocen-e-madhe-nje-sulm-i-ri-ndaj-serbeve-ne-jug-te-ibrit-7-12

Pjesë të deklaratës së bërë nga Petar Petkoviq:

Sulmi i ri i Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit. Ai dërgoi policinë e tij në qendër të Hoçës së Madhe për të konfiskuar 40.000 litra verë nga një nga vreshtat më të vjetra të Petroviqit.

Vendasit u mblodhën për të mbrojtur fqinjin e tyre sepse nuk do të lejojnë mbijetesën dhe terrorin e Kurtit!


Pretendimet e Petkoviqit se konfiskimi i mijëra litrave verë në pronësi të qytetarit serb është sulm i ri i Kurtit ndaj këtij komunitetit është i pabazuar. Përpos këtyre fotografive, në postim e tij në Twitter, Petkoviq nuk prezanton ndonjë fakt tjetër mbështetës të pretendimit, që do të mund të argumentonte se akti është organizuar nga Kurti me qëllim të caktuar ndaj komunitetit serb.

Dogana e Kosovës i ka quajtur të rreme pretendimet e Petkoviqit për gjoja veprime të një anshme të Doganës së Kosovës me konfiskim të verës me pronar një qytetar serb, të cituar nga disa media në gjuhën serbe.

“Gjatë ditës së djeshme disa media kanë cituar postime me pretendime të rrejshme të një zyrtari të Qeverisë së Serbisë për gjoja veprime të një anshme të Doganës së Kosovës me konfiskim të pijeve alkoolike, të prodhuara në mënyrë jo-legjitime.” (këtu)

Për më tepër, Dogana sqaron arsyen e konfiskimit të verës së përmendur më lartë, duke theksuar faktin se kanë gjetur veprimtarinë e prodhimit të pijeve alkoolike nga qytetari serb pa autorizim nga Dogana e Kosovës në kuadër të një kontrolle rutinore.

“Dogana e Kosovës njofton opinionin se ka realizuar një kontrollë rutinore tek një dyçan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit). Zyrtarët kanë gjetur se përveç dyçanit personi përgjegjës operon edhe me veprimtarinë e prodhimit të pijeve alkoolike pa autorizim nga Dogana e Kosovës, veprim ky që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave. Personi gjithashtu nuk ka të regjistruar aktivitetin as si biznes në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve dhe rrjedhimisht nuk përfill kërkesat e raportimit të entit përkatës për mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave.” (këtu)

Siç bënë të ditur ky institucion konfiskimi ka ndodhur për faktin se kjo veprimtari e dyshuar përbën vepër penale dhe rrezik për shëndetin e konsumatorit.

“Duke qenë se natyra e këtij veprimi të dyshuar përbën vepër penale, Dogana ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për veprimet e mëtejme. Gjatë kontrollit janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkoholi në sasi prej rreth 42 mijë litra. Personi në fjalë ka vepruar krejtësishtë në shpërfillje të rregullimit ligjor dhe ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej rreth 38 mijë euro vetëm për pjesën e detyrimeve për stokun e hasur gjatë kontrollit. Ky aktivitet afarist i paregjistruar që nuk i nënshtrohet as kontrollave sanitare e higjienike, përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit.” (këtu)

Dogana ka theksuar faktin se kjo nuk është bërë me qëllim ndaj komunitetit serb dhe se gjatë kryerjes së procedurave përkatëse nuk ka hasur në asnjë lloj pengese nga banorët lokal, siç pretendon Petkoviq.

“Në fshatin e njëjtë operojnë dy biznese të autorizuara për produkte të njëjta me pronar qytetar të Kosovës të etnisë serbe dhe paguajnë të gjitha detyrimet ligjore. Veprimi i bizneseve të paligjshme përbën konkurencë të padrejtë ndaj bizneseve të ligjshme. Dogana e Kosovës ka zbatuar administrimin e kontrollit dhe procedurat adekuate në mirëkuptim të plotë me personin përgjegjës dhe nuk ka hasur në asnjë lloj pengese nga banorët lokal. (këtu)

Pra, siç bënë të ditur Dogana e Kosovës, konfiskimi i pijeve alkoolike në pronësi të një qytetari serb në Hoçë të Madhe të Rahovecit është bërë për shkak se operimi i veprimtarisë së tij është pa autorizim nga Dogana e Kosovës, veprim ky që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave. Po ashtu, theksohet fakti se gjatë zbatimit të kontrollit dhe procedurat adekuate nuk kanë hasur në ndonjë pengesë nga qytetarët, siç pretendon Petkoviq.


Analiza:

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull me pretendimet e pa bazuara në fakte të shefit të zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, se konfiskimi i verës në pronësi të një qytetari serb në Hoçën e Madhe-Rahovec është sulm i ri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit.

Pretendimet e Petkoviqit, përveç që nuk mbështetën në fakte, ato i ka mohuar edhe institucion legjitim, Dogana e Kosovës, duke bërë të ditur se konfiskimi në fjalë ka ndodhur për shkak se kjo veprimtari është zhvilluar pa autorizim nga ky institucion.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se këto pretendimet janë të pabaza dhe klasifikohen si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others