Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Keqpërdoret figura e Behgjet Pacollit me pretendimin se ai po dhuron para për ndjekësit e tij në Facebook

FATBARDH DEMA

Një faqe në median sociale Facebook që mban emrin “???????????????????????? ????????????????????????” ka publikuar një video-material të gjatë mbi 3 orë, duke pretenduar se kryetari i subjektit politik Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po e paralajmëron një shpërblim për audiencën.

Në përshkrimin e këtij video-materiali shkruan “oti ju bekofte te gjitheve!! 300 personat e parë që do të thonë “Përshëndetje”, do t’u jap 10,000 € fatlumëve, tani e tutje”.

Hibrid.info ka verifikuar këtë video-material, i cili është vërtetuar se është i vjetër, i publikuar në vitin 2016 dhe nuk ka të bëjë me ndonjë shpërblim për audiencën, siç pretendohet nga faqja e lartcekur.

Në këtë video-material, kryetari i AKR-së, kishte folur në Facebook për tema të ndryshme si, pranimin e Kosovës në FIFA, liberalizimin e vizave, e zhvillimin ekonomik.


Video-materiali i publikuar më 15 nëntor nga faqja “???????????????????????? ????????????????????????”në Facebook:

https://www.facebook.com/100090309257864/videos/3597728773889827/


Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video-material të publikuar në llogarinë zyrtare të Behgjet Pacollit në Facebook.

Pacolli këtë video e kishte realizuar me datë 17 maj 2016. (shih këtu)


Vlen të ceket se kjo faqe në Facebook me emrin “???????????????????????? ????????????????????????” aktualisht numëron vetëm 88 ndjekës (shih këtu), por në këtë video material ka arritur të grumbullojë mbi 18 mijë shikime dhe mijëra komente.


Analiza:

Një faqe në Facebook me emrin “???????????????????????? ????????????????????????” ka publikuar një video të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit me pretendimin ta paraqesë atë si thirrje për një aktivitet shpërblyes.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura dhe ka vërtetuar se video e Pacollit është e vjetër (2016), përmes së cilës ai kishte biseduar me komentuesit në një paraqitje të drejtpërdrejtë përmes Facebook për tema të ndryshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material të publikuar nga faqja e lartcekur si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere