Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nga titulli dhe fotografia mund të kuptohet se reagimi ndaj Borrell-it është bërë nga kryeministri Kurti

HIBRID

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar dje (22 nëntor) një artikull me titull ““Z. Borrell, turp për ju!”, Kurti vjen me një reagim të ashpër ndaj kryediplomatit evropian”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, si dhe fotografia nuk është adekuate.

Me anë të titullit dhe fotografisë së përdorur në këtë artikull, autori ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin Albin Kurti, ndërsa në përmbajtje bëhet e ditur se këtë deklaratë për kryediplomatin evropian Josep Borrell, e ka bërë kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1905117/z-borrell-turp-per-ju-kurti-vjen-me-nje-reagim-te-ashper-ndaj-kryediplomatit-evropian/?fbclid=IwAR37HVvJW_GQS2Mmhr6Hqb322qZgBpAyNzLBGS3uKuj2SBY9PvAAwmzyRYE


Se edhe fotografia nuk i përgjigjet përmbajtjes, e tregon fakti se në të nuk gjendet portreti i Faton Kurtit, i cili ka dhënë një deklaratë të tillë, por është përdorur imazhi i takimit të Brukselit në mes të kryeministrit kosovar, Kurtit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të BE-së.

Kjo lë të kuptohet se këtë deklaratë për Borellin e ka bërë kryeministri i Kosovës, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur reagimin e Faton Kurtit, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook ka dhënë mendimin e tij për kryediplomatin evropian Josep Borrell. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Botasot.info” ka publikuar një artikull me titull dhe fotografi jo adekuate, me anë të së cilës ka lënë të kuptohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar kryediplomatit evropian Josep Borrell me fjalët “Z. Borrell, turp për ju!”.

Mirëpo, lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se këtë reagim e ka bërë kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere