Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Zvicra po kërkon punëtorë për punë në të cilat nuk nevojitet diploma

HIBRID

Portali i dyshimtë, që mban emrin “AtdheuLajm.com” ka publikuar (10 dhjetor) një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se shteti i Zvicrës kërkon punëtorë.

Titulli i artikullit po ashtu tutje paralajmëron se ky artikull do t’i paraqesë punët që mund të punohen pa diplomë nga punëtorët që kërkon Zvicra.

Por pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se përmbajtja e këtij artikulli nuk e tregon pretendimin e shfaqur në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Atdheu Lajm”:

https://atdheulajm.com/2023/zvicra-kerkon-punetor-ja-punet-qe-kerkohen-pa-diplome-2/12/?fbclid=IwAR2M06thC5s7m4ET6xP52GNS9JEGa6T31ZpDoSBIJGv1XrnNk3dkJBpP55w

I njëjti artikull është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Atdheu Lajm”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur të njëjtin artikull të publikuar në 5 korrik të këtij viti nga portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, titulli i të cilit tregon se artikulli paraqet pesë punët që mund të bëhen në Zvicër, pa diplomë. (shih këtu)


Pra nuk bëhet fjalë për kërkesë të punëtorëve nga Zvicra.


Analiza:

Një portal ka publikuar një artikull ku pretendohet se shteti i Zvicrës kërkon punëtorë, për punë në të cilat nuk nevojitet diploma.

Por, hibrid.info ka vërtetuar se Zvicra nuk po kërkon punëtorë për punët dhe se titulli i artikullit nuk përkon me përmbajtjen.

Andaj bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere