Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p…
[ ARTIKULLI ]

Video e sulmit të vitit 2012 në stacionin e policisë në Bahrein, paraqitet si aktuale

FATBARDH DEMA

Një faqe në Facebook me emrin “Tempulli” ka publikuar me datë 20 tetor një video-material me mbishkrimin “Protestuesit pro Palestinës sulmuan ambasadën izraelite në Bahrein”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vitit 2012 dhe paraqet skena të një sulmi të demonstruesve në një stacion policie në kryeqytetin e Bahreinit, Manama.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Tempulli”:

https://www.facebook.com/reel/980720733117924


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e publikuar në Youtube me datë 30 dhjetor 2012. (shih këtu)

Përshkrimi i video-materialit të publikuar në Youtube nga kanali RevolutionBahrain, i përkthyer në shqip:

“Qendra Mediatike e Revolucionit në Bahrein siguroi skena të një sulmi të demonstruesve në një stacion policie në ishullin Sitra, në jug të kryeqytetit, Manama. Raportohet se sulmi ndodhi të shtunën e kaluar (3 nëntor 2012). Ky sulm erdhi pasi shëndeti i profesorit Hassan Mushaima u përkeqësua në burgjet e Al-Khalifiya, pasi kanceri i tij u kthye për shkak të neglizhencës mjekësore në burg”.


Analiza:

Faqja “Tempulli” në Facebook ka publikuar një video-material të vitit 2012, me anë të së cilët pretendohet rrejshëms e pamjet janë aktuale dhe paraqesin protestuesit pro-palestinez duke sulmuar ambasadën izraelite në Bahrein.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere