Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se me 29 dhjetor pati shpërthim në veri të Kosovës

FATBARDH DEMA

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje dhe sot (29, 30 dhjetor) një artikull me titull “Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se këto portale të dyshimta kanë publikuar një lajm të vjetër, lidhur me një raportim për shpërthim në veri, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “web.ternalnews.com” dhe “new.findnews5.com”:

https://web.ternalnews.com/2023/12/29/shperthim-i-fuqishem-ne-veri-te-kosoves/?fbclid=IwAR0eRVM_RYFVTmDQJIhCrH1XdTdommMom8J9KlqHRiDbDi7tR-w1uLQS_n8
https://web.ternalnews.com/2023/12/29/shperthim-i-fuqishem-ne-veri-te-kosoves/?fbclid=IwAR0eRVM_RYFVTmDQJIhCrH1XdTdommMom8J9KlqHRiDbDi7tR-w1uLQS_n8

I njëjti artikull është publikuar edhe në median sociale Facebook nga faqet “Gazeta Kosova” dhe “Lajmi Fundit”. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi për shpërthimin në veri të Kosovës është i vjetër, i publikuar më 26 nëntor.

I njëjti artikull është gjetur i publikuar në kohë reale në portalin informativ “GazetaExpress.com”, me datë 26 nëntor. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portale të dyshimta kanë publikuar një lajm të vjetër (26 nëntor) lidhur me një shpërthim në veri të Kosovës, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere