Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet një pretendim i vjetër dhe i pavërtetë

HIBRID

Artikulli me titull “Tronditëse, policia serbe shfaqet në një fshat të Prishtinës (PAMJE)” është publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili është publikuar në prill të vitit 2018, atëkohë kur anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Florim Isufi kishte deklaruar se ka parë prezencë të policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar, në fshatin Makoc të Prishtinës.

Megjithatë, një gjë e tillë ishte demantuar menjëherë nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke bërë të ditur se në atë zonë janë duke u bërë xhirime.

Pra, nuk është e vërtetë se policia serbe është shfaqur në fshatin Makoc të Prishtinës, siç pretendohet rrejshëm në artikullin e publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.


Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, thotë se sot ka parë prezencë të policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar, në fshatin Makoc të Prishtinës. / 7 sekonda pasi ta hapësh marketingun dhe vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE në SHQIP

Përmes një postimi në Facebook, duke treguar se këtë gjë e ka para pak çastesh, ai shton se aty ishte i ndalur edhe një autobus në të cilin kishte një flamur të shtetit serb.


Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/news/2021/10/15/tronditese-policia-serbe-shfaqet-ne-nje-fshat-te-prishtines-pamje/?fbclid=IwAR1qFuqB9higeq7iGEAr7LOaoi6HpwJfntLbFm4wHxqQIeaULRmZxoumZWY

I njëjti artikull është publikuar edhe në muajin qershor të këtij viti nga po i njëjti portal i dyshimtë, që edhe atëherë është verifikuar nga hibrid.info.


Më poshtë mund të gjeni pretendimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Florim Isufi, si dhe demantin e bërë nga Policia e Kosovës, të publikuar në kohë reale nga portali “klankosova.tv”.

https://klankosova.tv/ushtare-serbe-ne-makovc-policia-konfirmon-se-po-behen-xhirime/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një lajm të vjetër të vitit 2018, të cilin qëllimshëm është munduar ta paraqesë si aktual. Përpos kësaj, pretendimi i bërë në lajmin e publikuar, përveç që është i vjetër, është edhe i pavërtetë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere