Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht aksidenti i ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren

HIBRID

Disa portale kanë publikuar dje (7 shkurt) një artikull me titullin “Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan–Prizren”.

Ndërsa nga përmbajtja e këtij artikulli është kuptuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren.

Aksidentin e trafikut në rrugën Gjakovë – Prizren, e ka vërtetuar edhe hibrid.info duke u bazuar edhe në deklaratën e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “KosovaPress”:

https://archive.is/CgFap


I njëjti artikull është publikuar edhe nga disa media tjera si, “Betimi për drejtësi”, “Bota Sot” dhe “RTV 21” (shih këtu, këtu dhe këtu).


Kreu i artikullit të mësipërm:

 Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prizren, tek i vendi i quajtur  “Fshati slloven”.

Deklarata e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës:

“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”


Për të vërtetuar aksidentin në rrugën Gjakovë – Prizren, hibrid.info e ka gjetur raportimin e disa mediave tjera për këtë ngjarje (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Lajmi për aksident trafiku në rrugën Gjakovë – Prizren, është raportuar gabimisht.

Në titullin e artikullit të raportuar nga disa media, është pretenduar se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjilan – Prizren.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Vlerësimi:

 Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere