[email protected]
Sveçla nuk e ka falënderuar Daçiqin për intervenimin profesional në vrasjen e Hajrizit, videoja u shkëput nga një emision satirik
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi në Facebook u pretendua se ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shkroi homologut të tij serb, Ivica Daçiq duke e falënderuar për intervenimin profesional në vrasjen e Faton Hajrizit.

Ky pretendim u publikua nga faqja “Informacioni KTU” në Facebook me datë 27 korrik, të cilit i është shtuar edhe fjalia “Së shpejti publikohet dokumenti zyrtar!”.

Në këtë postim është bashkangjitur një pjesë nga emisioni ZEN me Artan Behramin që shfaqet në televizionin T7.

Cila është e vërteta?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga faqja e lartcekur nuk është i vërtetë. Pjesa që është nxjerrë nga emisioni ZEN me Artan Behramin, është parodi, pasi edhe vet ky emision është satirik dhe humoristik.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Informacioni KTU”:

https://www.facebook.com/watch/?v=997781888701518&rdid=ZjHtF122okVCEruo

Përshkrimi i përmbajtjes së publikuar në Facebook nga faqja “Informacioni KTU”:

SKANDAL: Sveçla i shkruan Daçiqit. E falënderon për intervenimin profesional në vrasjen e kriminelit Faton Hajrizit.

Së shpejti publikohet dokumenti zyrtar!


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka vërtetuar se emisioni ZEN me Artan Behramit është emision me doza humori dhe përmes analizave satirike synon të jetë një emision tërheqës dhe frymëzues për audiencën shqiptare. (shih këtu)

Hibrid.info ka gjetur edhe intervistën me protagonistin e këtij emisioni, Artan Behrami, i cili në emisionin Canape në televizionin T7, kishte njoftuar për natyrën e këtij emisioni. Ai sqaron se përmes satirës dhe parodisë do të mundohen që t’i trajtojnë fenomenet shoqërore. (shih këtu)

Lidhur me postimin e faqes “Informacioni KTU”, ka reaguar edhe vetë Behrami përmes llogarisë së tij në Facebook, duke shtuar se disa video të emisionit të tij, ZEN po keqpërdoren si mjet ‘propagande’ për të goditur Qeverinë e Kosovës!. (shih këtu)

Pjesë nga postimi i Behramit në Facebook:

E kam thënë në fillim se shakatë, animacionet dhe paroditë kanë për qëllim argëtimin dhe nuk bazohen në ngjarje, në dokumente ose në fakte të vërteta, por në imagjinatën që ka për qëllim provokimin e mendimit kritik.

Prandaj, të dashtun ju inkurajoj që këtë emision ta gjykoni me sens humori!


Hibrid.info e trajtoj përmbajtjen e faqes “Informacioni KTU”, për arsyen se shumica e komentuesve e kanë marrë informacionin si diçka reale. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar pjesë të një emisioni parodik/humoristik, duke e paraqitur atë si diçka të vërtetë.

Hibrid.info ka vërtetuar se emisioni ZEN me Artan Behramin është i natyrës humorstike dhe si i tillë përmes satirës e parodisë i trajton fenomenet shoqërore.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e ka vlerësuar postimin e publikuar në Facebook nga faqja “Informacioni KTU”, si “satirë”.

Analiza:

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjet informative të cilat përdorin mjetet letrare si talljen dhe ironinë për të interpretuar zhvillimet e ndryshme që ndodhin. Kjo në vetë nuk përbën problem përderisa bëhet e ditur se përmbajtja në fjalë është satirike apo publikuesi njihet si publikues satirik. Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet se ky lloj i përmbajtjes në situata ta caktuara merret e mirëqenë pa marrë parasysh faktin se është përmbajtje satirike. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca.

Share With Others

Translate »
1406