Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Serbi

HIBRID

Janë publikuar artikuj me lajme kundërthënëse në mediat në gjuhën shqipe, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në vendvotimin numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.

Disa media kanë publikuar lajme se Shaip Kamberi, kandidat nga subjekti “Koalicioni i Shqiptarëve” nga Lugina e Preshevës, ka arritur të merr rezultat që i siguron pozitën e deputetit në Parlamentin e Serbisë.

Por, këto pretendime i ka hedhur poshtë vetë kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në bazë të hulumtimit të kryer nga hibrid.info, portali “Presheva.al” ka raportuar e para se Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, por këtë pretendim nuk e bazon në asnjë fakt.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Presheva.al”:

Në përmbajtjen e artikullit të këtij mediumi nuk paraqitet ndonjë fakt që mund të dëshmonte pretendimin për rezultatin, siç mund të jenë të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Serbisë, apo ndonjë matje e ndonjë organizate (exit poll).


Kamberi ka interpretuar rezultatin e zgjedhjeve që duket se është në favor të kundërshtarëve.

“Kësaj here më duhet të them patjetër se jo ndoshta shteti serb por, citoj presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, janë dreqërit në radhët tona ata që e pamundësuan këtë përfaqësim. Gjashtë vota në Tërnocin gjithëshqiptar janë dhënë për SPS-in dhe 10 vota të tjera janë të pavlefshme, të cilat janë në funksion të Partisë Socialiste të Serbisë dhe Ivica Daçiqit. Mjerisht ndodhi kështu”, u shpreh Kamberi në intervistën dhënë për emisionin “Edicioni Special”, në Klan Kosova. (shih këtu)


Artikullin e “Presheva.al” me këtë pretendim e kanë publikuar edhe disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Portali “Presheva.al” ka publikuar një artikull me pretendimin se Shaip Kamberi e ka fituar mandatit si deputet në Parlamentin e Serbisë, por këtë pretendim nuk e ka bazuar në asnjë fakt.

Në artikull nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare qoftë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Serbisë, apo ndonjë matje e ndonjë organizate (exit poll).

Mirëpo, këtë e ka hedhur poshtë vetë Kamberi gjatë një interviste në Klan Kosova, i cili ka interpretuar rezultatin e zgjedhjeve që duket se është në favor të kundërshtarëve, duke treguar se nuk ka arritur votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere