Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Konspiracion se këngëtari Prince është gjallë dhe se ai është Kamala Harris

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U pretendua se këngëtari Prince nuk ka vdekur dhe se i njëjti aktualisht është i gjallë. Përmes këtij pretendimi thuhet se ai dhe zëvendës-presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kamala Harris, janë i njëjti person.

Ky pretendim, u publikua në Facebook nga llogaria me emrin “Blerta Pupi Mile”, që numëron mbi 3 mijë ndjekës.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky postim është i pa bazuar në asnjë fakt, i cili do ta mbështeste pretendimin e bërë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaria “Blerta Pupi Mile”:

https://www.facebook.com/watch/?v=1170460350857882


Përshkrimi origjinal i postimit:

KAMALA HARRIS MBRAPA MASKES ESHTE PRINCI KENGETARI PRINCI ESHTE I GJALLE NUK ESHTE I VDEKUR KAMALA HARRIS DHE PRINCI ESHTE I NJEJTI PERSON


Këngëtari Prince u lind në vitin 1958 dhe vdiq më 2016 në moshën 57 vjeçare. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka gjetur artikuj që përmbajnë fotografi të këngëtarit Prince dhe zëvendës-presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris, që nga fëmijëria e tyre (shih këtu dhe këtu)

Po qe se i krahasojmë këto dy figura, vërehet qartë se nuk ka ngjashmëri mes tyre. (shih fotografitë më poshtë)


Analiza:

U pretendua pa asnjë fakt se këngëtari Prince është i gjallë dhe se ai dhe Kamala Harris janë i njëjti person. Ky pretendim u bë pa ofruar asnjë të dhënë.

Pas verifikimit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere