Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli “Hoti: Amerika me tha se Albini nuk duhet të jetë kryeminister i Kosovës”, i sajuar

HIBRID

Artikulli me titull “Hoti: Amerika me tha se Albini nuk duhet të jetë kryeminister i Kosovës” është publikuar nga portali i dyshimtë “neësonline48h.com”.

Një deklaratë e tillë e pretenduar e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, del se është e rreme, bazuar në procesin e analizës së kontrollit të fakteve.

Pra, lajmi është komplet i sajuar nga ky portal i dyshimtë në mënyrë që të tërheqë sa më shumë lexuesit që të klikojnë në artikull.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

Hoti: “Amerika me tha se Albini nuk duhet të jetë kryeminister i Kosovës.”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se zyrtaret e lartë Amerikanë i kanë thënë atij se Albin Kurti asnjëherë nuk duhet tē jetë kryeminister i Kosovës, per këtë arsye Hotit i than: “Albini është i lidhur me Rusi dhe Serbi prandaj Amerika nuk e dëshiron që ai të ketë kryeminister i Kosovës.:

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se zyrtaret e lartë Amerikanë i kanë thënë atij se Albin Kurti asnjëherë nuk duhet tē jetë kryeminister i Kosovës, per këtë arsye Hotit i than: “Albini është i lidhur me Rusi dhe Serbi prandaj Amerika nuk e dëshiron që ai të ketë kryeminister i Kosovës.:

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

https://neësonline48h.com/tuv/neës/655?fbclid=IëAR2fNDPNGFeG6Tz5G8Bf6m_DëzZjCA1TMqT9FJV9zXIgKBd3SCZ_pgGLaRI


Analiza:

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka sajuar këtë lajm, me të cilin synon që të rrisë audiencën duke i dezinformuar ata. Ky shkrim është shpërndarë edhe nga faqja “Gazeta Aktive” në Facebook, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës.

Pas verifikimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë një lajm të tillë të publikuar nga mediat kredibile dhe si rrjedhojë e ka kategorizuar këtë artikull si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere