Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet artikull i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Faqja “Gazeta Aktive” në Facebook ka publikuar një artikull që ka të bëjë me punësim në Gjermani, me titull të sajuar “Nxitoni Gjermania kërkon punëtorë: Paga Paga 8mijë Euro Dhe Banesa E Paguar!!”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër i cili u botua në prill të vitit 2018, lidhur me një kërkesë për punëtorë, të bërë nga kompania që menaxhon Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani (Fraport).

Gjithashtu, në tekst nuk përmendet se puna e banimit për punëtorët është e paguar.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja “Gazeta Aktive” në Facebook:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/382272867276070


Artikulli i postuar nga kjo faqe në Facebook, është publikuar në mars të këtij viti nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com”. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale, i përkthyer nga “zëri.info”, në të cilin gjithashtu nuk kishte dhënë shumë detaje rreth kërkesës për punësim nga “Fraport”. (shih këtu)


Artikullin autentik të publikuar në kohë reale (18 prill 2018) nga disa media gjermane mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull është publikuar nga portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Hibrid.info ka arritur disa herë që të trajtojë këtë artikull dezinformues të publikuar nëpër rrjete sociale në kohë të ndryshme. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “Gazeta Aktive” në Facebook ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info vlerëson se kjo përmbajtje është e vjetër dhe në disa pjesë e sajuar. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere