Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për shtyrje të nisjes së vitit shkollor

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Është pretenduar se nisja e vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për shkak të lisë së majmunit.

Pretendimi është bërë nëpërmjet një publikimi në TikTok nga llogaria me emrin “kosovaplus”.

“Lajmi me i ri per nxenesit: Mesimi ne shkolla shtyhet deri me date 15 09 2024, shkaku kryesor rikthimi i virusit (lija e majmunit)”, është pretendimi i shfaqur në videon e publikuar.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info del se pretendimi i publikuar nga kjo llogari në TikTok është i rremë. Viti i ri shkollor pritet të nisë më 2 shtator. Nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Arsimit për këtë çështje. Si dhe në Kosovë, deri tash nuk ka të regjistruar asnjë rast me linë e majmunëve.


Vegëza e publikimit të “kosovaplus” në TikTok:

https://archive.is/kKSPc


Në përshkrimin e llogarisë “kosovaplus” në TikTok shkruan “lajmet me te fundit ne Kosove, + kapak hajgare aty ktu”. Publikimi deri në momentin e trajtimit ka marrë gati 290 mijë shikime. Janë më shumë se 200 komente në postim. Një pjesë e tyre shihet se e ka marrë lajmin si të mirëqenë, bazuar në komente (shih këtu).


Faktet

Në Ligjin për arsimin parauniversitar specifikohet që me termin vit shkollor përkufizohet “periudha kohore që fillon me 1 shtator të një viti dhe që përfundon më 31 gusht të vitit pasues, e caktuar nga Ministria, siç është përcaktuar në Kornizën e Kurrikulumit të Kosovës, ndaras për shkollat dhe institucionet e aftësimit (shih këtu). Sivjet viti shkollor pritet të nisë më 2 shtator, për shkak se data 1 është ditë e diel – që është ditë pushimi.

Hibrid.info ka verifikuar në kategorinë e “lajmeve” dhe “dokumenteve” në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Nuk është gjetur asnjë lajm apo dokument që konfirmon shtyrjen e nisjes së vitit shkollor 2024/2025.


Po ashtu, hibrid.info ka verifikuar në llogarinë në Facebook të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) për lajmërimet për situatën me linë e majmunëve. Më 15 gusht, ky institucion pati thënë se nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë në Kosovë. Ka bërë thirrje që të ketë kujdes, teksa ka deklaruar se s’ka vend për panik.


Analiza:

Llogaria me emrin “kosovaplus” në TikTok ka pretenduar rrejshëm se viti shkollor në Kosovë sivjet do të shtyhet për dy javë për shkak të lisë së majmunëve.

Pas verifikimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë njoftim i tillë nga Ministria e Arsimit. Po ashtu autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë vlerësuar se situata me linë e majmunëve vazhdon të jetë e qetë dhe se deri tani nuk ka rast të dyshimtë në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere