Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ndryshohet këshilla e virologut gjerman

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com”, ka publikuar një lajm, bazuar në intervistën e realizuar me virologut gjerman Christian Drosten, ku flet për pasojat e pandemisë COVID-19, dhe mundësisë për mbyllje të serishme.

Në këtë artikull e titulluar “Drosten: “Nga maskat nuk do të shpëtojmë lehtë”, nuk paraqiten detaje të cilat e vërtetojnë atë që pretendohet përmes pyetjes që ngritët në titull.

Artikulli origjinal i publikuar nga Specialja.com:

Mjeku kryesor Gjerman tregon se a do të mbyllet përsëri e gjithë Europa në dimër apo jo

Intervista e mjekut gjerman, Christian Drosten per DW i ka dhene pergjigje shume pikepyetjeve tona.

Si fillim u pyet se edhe sa kohë do të na duhet të jetojmë me pandeminë e koronës? Por ai ka thene se është e vështirë të bësh prognoza globale, dhe duke iu referuar Europës shprehet se ka gjendje me vështirësi të ndryshme. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të Specialja.com:

https://specialja.com/2020/09/22/mjeku-kryesor-gjerman-tregon-se-a-do-te-mbyllet-perseri-e-gjithe-europa-ne-dimer-apo-jo/?fbclid=IwAR1vZS-PHad88NxrZAfFxI2D_Zc7C0CRizFVJ2eci3C7dYNzZPIzo9eitps

Sipas një hulumtimi të shkurtër, del se teksti i publikuar në artikullin e lartpërmendur është marr nga intervista që ky virolog gjerman e kishte realizuar me Deutche Welle.

Vegëza e intervistës në DW:

https://www.dw.com/sq/drosten-nga-maskat-nuk-do-t%C3%AB-shp%C3%ABtojm%C3%AB-leht%C3%AB/a-54985469


Analiza:

Ky artikull mund të kategorizohet si “Clickbait” me qenë se përmbajtja nuk e arsyeton titullin si dhe “Dezinformatë”, pasi që pretendohet të paraqitet diçka që, në fakt, nuk e ka thënë virologu gjerman në intervistën e dhënë për Deutche Welle.


Arsyetimi:

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere