Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet recetë e dyshimtë për shërimin e diabetit

HIBRID

Disa media në Kosovë dhe Shqipëri kanë publikuar dhe shpërndarë një artikull për një recetë që, pretendohet se shëron sëmundjen e diabetit.

Në këtë shkrim gjendet një recetë me disa përbërës, të cilët pretendohet se e luftojnë këtë sëmundje, por në këtë artikull mungon burimi i informacionit.


Pjesë nga teksti origjinal i publikuar në disa media:

Përbërësit:

2 shkopinj kanellë,

1 lugë gjelle karafil,

5 litra ujë mineral.

Udhëzime:

Hidhni ujin në një enë të madhe dhe më pas shtoni edhe përbërësit e tjerë. Mbulojeni enën me kapak dhe vendoseni në frigorifer për rreth 5 ditë. Pas kësa pija është gati për t’u përdorur. Duhet të konsumoni 100 ml çdo mëngjes me stomak bosh.

Shënim: Pas përfundimit të përzierjes duhet të bëni 15 ditë pushim.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media:

https://kosova.info/thuajini-lamtumire-semundjes-me-te-perhapur-ne-kosove-vetem-me-kete-recete-me-3-perberes/

Thuajini lamtumirë sëmundjes më të përhapur në Shqipëri vetëm me këtë recetë me 3 përbërës


Analizë:

Ky artikull nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet nuk janë të verifikuara se këta përbërës ndihmojnë në luftimin e diabetit. Artikujt e tillë shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese.

Pas kësaj analize, ky tekst hyn në kategorinë si “Lajm i rremë”, “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Pseudoshkencë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Pseudoshkencë

Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere