Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohen vlerësime të rreme të Bill Clinton për Thaçin e Kurtin

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen përmbajtje në të cilat shfaqen vlerësime të Bill Clinton, ish-presidenti i ShBA-së, për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës dhe për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Këto materiale janë publikuar në TikTok nga llogaria me emrin “universalks”, në formë imazhesh ku shihet portreti i ish-presidentit Clinton, me mbishkrimet, që paraqesin komentet e tij për Thaçin e Kurtin.

Çka gjeti hibrid.info?

Hibrid.info ka arritur të gjejë të publikuara nga burime kredibile, vlerësimet e pretenduara të Clinton, për politikanët nga Kosova.


Vegëzat e imazheve të publikuara nga “universalks” në TikTok:

https://archive.is/Q8QKR

https://archive.is/HsaAg


Deklaratat e pretenduara të Bill Clinton:

“Në Kosovë është vetëm një hero i gjallë dhe ai është Hashim Thaçi”

“Kosova ka vetëm dy armiq! Serbinë dhe Albin Kurtin.”


Pas hulumtimit me anë të motorit të kërkimit, “Google”, hibrid.info ka gjetur disa komente të ish-presidentit Clinton për ish-presidentin Thaçi, por në të cilat nuk është hasur vlerësimi i pretenduar për të (shih këtu).

Në një video të hasur në Youtube, gjatë pritjes që Thaçi i bëri Clinton-it, në vitin 2019, ish-presidenti amerikan, kishte treguar përshtypjet e para dhe kujtimet e tij, për ish-drejtorin politik të UÇK-së (shih këtu).

Ndërsa sa i përket Albin Kurti, hibrid.info nuk ka gjetur deklarata dhe komente publike, të Clinton për kryeministrin aktual të Kosovës (shih këtu).


Analiza:

Vlerësimi superlativ i ish-presidentit Bill Clinton, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ai negativ për kryeministrin Albin Kurti, janë të pa sakta.

Hibrid.info nuk i ka gjetur të publikuara deklaratat e pretenduara, në burime të besueshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Lajme të rreme”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere