Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Rama nuk ka akuzuar opozitën e Kosovës, por atë të Shqipërisë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “au.active24live.com” dje (21 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka akuzuar partitë opozitare në Kosovë, duke iu thënë se ja keni ngulur thikën në gjoks ish-presidentit Hashim Thaçi dhe UÇK-së.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i bërë nga portali i dyshimtë është i rremë, pasi që Rama dje (21 korrik) gjatë seancës që po diskutohej për projektrezolutën kundër raportit të Dick Martyt, kishte akuzuar opozitën në Shqipëri se po përdor Kosovën sa herë po ka krizë për ata.

“Zanafilla është vota e PD-së në Këshillin e Evropës. Dick Martyt ia keni hapur rrugën ju. Thikat që ju ia keni ngulur Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terrorista, si dreqi me të birin deri në ditën e fundit, duke ngritur thikën dhe duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës, ju si shlyeni dot as s’i mbuloni ato. Historia do t’iu tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni thika në shpinën e Kosovës. Bishti i shtrembur nuk drejtohet”, tha Rama.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “au.active24live.com”:

https://au.active24live.com/rama-godet-opoziten-e-kosoves-ia-keni-nguiur-thlken-ne-gjoks-thacit-dhe-uck-se/?fbclid=IwAR3M8AGprp_1yQhwbep4yK_-uSsZFHcgMF5ELUNWskhdaVw7GXlSSOQTSxM

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur fjalimin e Ramës të bërë dje (21 korrik) në Parlamentin e Shqipërisë. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se titulli i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë të lartcekur, hibrid.info ka gjetur deklaratën e Ramës të publikuar në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “au.active24live.com” ka publikuar një deklaratë të Ramës, i cili kishte akuzuar opozitën në Shqipëri se po përdor Kosovën sa herë po ka krizë për ata.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Rama ka akuzuar partitë opozitare në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere