[email protected]
FSK-së nuk i janë shtuar 60 tanke AVC-15
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material që shfaq pamje të një tankeve me emrin AVC-15, për të cilin pretendohet se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar 60 të tilla.

Kjo përmbajtje është publikuar sot (17 shtator) në TikTok nga një llogari me emrin “mezatarum”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se një pretendim i tillë nuk konfirmohet nga burimet zyrtare.


Vegëza e video-materialit të publlikuar nga llogaria “mezatarum në TikTok” (shih këtu)


Përmes programit të automatizuar, “InVid”, është kërkuar dhe vërtetuar se videoja një fjalë është publikuar në dhjetor të vitit 2022, në Youtube (shih këtu).

Në bazë të përshkrimit që i bëhet videos, kuptohet se bëhet fjalë për makineri ushtarake që prodhohet në Turqi.


Edhe hulumtimet me anë të makinave tjera të kërkimit tregojnë se këto makina luftarake prodhohen në Turqi dhe janë në zotërim nga vendet si Jordani, Malajzia, Filipinet, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Libia (shih këtu).

Në bazë të gjetjeve, e vetmja marrëveshje për blerje armësh të Kosovës nga Turqia, është ajo e vitit 2023, e konfirmuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ku ishte njoftuar për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 (shih këtu).

Po ashtu, të dhënat tjera të gjetura tregojnë se para dy javësh (3 shtator), kryeministri Kurti është takuar me presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për prodhimin e municionit (shih këtu).

Por, në bazë të komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, nuk është konfirmuar blerja e armëve të mundshme, të pretenduara.

Informatat e hasura tregojnë se një pretendim i tillë nuk konfirmohet as nga Ministria e Mbrojtjes, si institucion kompetent menaxhues me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), që ka për detyrë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se FSK-së i janë shtuar 60 tanke AVC-15, është i pa saktë.

Gjetjet e hibrid.info nuk e kanë konfirmuar pretendimin në fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »