Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazuar për përfshirjen e shqiptarëve në një përleshje në Londër

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video-material që shfaq pamje të një përleshjeje të disa burrave në Londër, për të cilën pretendohet se ka ndodhur në mes emigrantëve arabë dhe banditëve të kartelit shqiptar të drogës.

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar me 5 janar në platformën “X” (ish-Twitter), nga një llogari me emrin “vukfenix”.

A qëndron pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka informacione zyrtare për identitetin etnik të personave që shihen në video, duke u përleshur.


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, ku e njëjta video është gjetur e publikuar në disa raste (shih këtu, këtu dhe këtu).

Nga përshkrimet e vendosura, bëhet e qarte se ngjarja ka ndodhur në Hackney, distrikt në Londër. Por nuk specifikohet identiteti etnik i personave të përfshirë në ngjarje.

Hibrid.info po ashtu ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit, “Google”, ku është gjetur një artikull të publikuar në mediat “dailymail.co.uk”.

Në tekst është përfshirë edhe deklarata e një zëdhënësi të Policisë, i cili vetëm ka treguar se hetimet janë duke u realizuar dhe nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja në fjalë.


Analiza:

Pretendimi se personat që shfaqen duke u përleshur në Londër, me anë të një videoje, i përkasin nacionalitetit shqiptar dhe arab, është i pabazuar.

Gjetjet e hibrid.info tregojnë se hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar dhe nuk ka ende informacione rreth identitetit të personave të përfshirë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve” e “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere