Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Manipulohen pamjet nga një takim i Përparim Ramës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh i cili paraqet kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, në një tavolinë përplot ushqim, e dhjetëra njerëz të ulur përreth saj. Sipas imazhit, kryetari Rama është duke shkrepur ‘selfie’ ndërsa personat në fotografi kanë ngritur duart lartë.

Imazhi është publikuar në Facebook nga dy llogari në Facebook e një në TikTok më 4 dhjetor. “Rroga e vogël fitimi i madh” është mbishkrimi në imazh të publikuar nga llogaritë “Zyliha Demaj” dhe “Luan Ibrahim Gacaferi”. “Qiti paret ministër se populli s’po ka me hongër”, kanë shkruar si përshkrim këto llogari në Facebook.

E vërteta?

Fotografia është e manipuluar. Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur përmbajtjen e vërtetë. Bëhet fjalë për një video të publikuar nga Rama më 4 tetor në Facebook. “Prishtina me t’parën” ka shkruar Rama si përshkrim të videos në të cilën ka treguar se është me ekipin e tij. Videoja ishte publikuar gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. (shih këtu)


Për më shumë, hibrid.info ka verifikuar përmbajtjen në platformën për verifikim të përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale “Hivemoderation”, dhe ka rezultuar se imazhi është krijuar nën asistimin e inteligjencës artificiale.


Për vetëm dy orë nga publikimi, përmbajtja trajtuar nga hibrid.info ka marrë mbi 500 reagime, mbi 300 komente e mbi 200 shpërndarje në dy postimet.

Bazuar në komente, shihet se komentuesit e kanë konsideruar fotografinë si reale.


Pas kërkimit me imazh, hibrid.info ka hasur në pretendimin e njëjtë të publikuar edhe në TikTok nga llogaria “elezneziraj”.

Analiza:

Një imazh i manipuluar që paraqet kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, afër disa njerëzve përreth një tavoline përplot ushqim, është publikuar të enjten në media sociale.

Verifikimi nga hibrid.info tregon se fotografia është krijuar me AI. Pamja reale është marrë nga një video e publikuar prej Ramës në Facebook në muajin tetor, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale.

Sipas komenteve, fotografia është marrë si reale.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere