Shkroi: Etrit Rexhepi
Një mesazh (SMS) po shpërndahet në telefona në gjuhën shqipe ku shkruan “Posta juaj nuk mund të dërgohet sepse askush nuk është në shtëpi”.
Mesazhit i është bashkangjitur një vegëz dhe udhëzime se si të hapet ajo.
Por, gjetjet tregojnë se ky mesazh është i dyshimtë.

Hibrid.info ka provuar ta hap vegëzën në mesazh, duke ndjekur udhëzimet, por pas klikimit ajo nuk është aktivizuar.

Hibrid.info ka shfrytëzuar “Scamdoc.com”, vegël e vlerësimit të besimit të identiteve dixhitale (adresave elektronike dhe uebsajteve) dhe ka gjetur se domaini në mesazh ka besueshmëri të ulët.
Madje, “Scamdoc.com’ thotë se duhet të bëni kujdes.

Gjithashtu, me anë të kësaj vegle, nga hibrid.info është kontrolluar edhe besueshmëria e email adresës prej nga ka ardhur mesazhi. “Scamdoc” ka vlerësuar se besueshmëria e kësaj email adrese është shumë e ulët dhe se informacionet e dhëna nga kjo email nuk mund të besohen.

Posta e Kosovës (19 shtator, 2024) kishte reaguar ndaj mesazheve të formës së ngjashme, që bëheshin në emër të saj, duke njoftuar publikun që të mos bjerë pre këtij mashtrimi (shih këtu).
Ndërsa, hibrid.info ka trajtuar në disa raste përmbajtjet e tilla (këtu).
Analiza
SMS-i me përmbajtje që lidhet me mos ardhjen e një dërgese postare, është i dyshimtë.
Dërguesi dhe vegëza për të klikuar në mesazh nuk janë të besueshëm.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.