Të fundit | Vazhdon të publikohet videoja e gjeneruar me IA që paraqet rrejshëm Trumpin… Të fundit | Si mund të përdoren filmat e animuar për propagandë Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk po e dërgon Ushtrinë në Ukrainë, siç pretendohet

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Timenews24hr.com” ka publikuar një artikull me titull “MADHESHTORE!! Albin Kurti Po E Dërgon Ushtrinë E Kosovës Në Ukrainë Për Të Iuftuar Kundër Rusisë”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info është vërtetuar se titulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekst gjendet lajm i vjetër i publikuar më 9 dhjetor 2021 nga “Indeksonline.net”, ku thuhet se “Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm të dërgojnë ushtarë të FSK-së në Ukrainë, nëse këtë gjë e kërkon NATO, pas konfliktit Ukrainë-Rusi”.

Pra, pretendimi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “po e dërgon ushtrinë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë” është tërësisht i rremë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/47096?fbclid=IwAR2kI6H2AfNop-QwSh_mkcAMf3tRxvEp0dGN6E_SuqSIT7RV9jB_6RXAnrU

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja.com”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës. (shih këtu)

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit, ku është gjetur artikulli autentik i publikuar më 9 dhjetor nga portali “Indeksonline.net”, i cili edhe është cituar nga portali i dyshimtë “Timenews24hr.com”. (shih këtu)


Lajm i ngjashëm por me titull tjetër të sajuar është publikuar edhe më 22 dhjetor 2022 nga një portal tjetër i dyshimtë, të cilin gjithashtu e ka verifikuar stafi i Hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

“Timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër të datës 9 dhjetor 2021, ku shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm ta dërgojë FSK-në në Ukrainë, nëse ia kërkon NATO.

Por, këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë qëllimshëm titull të sajuar me pretendim të rremë se Kurti tashmë po e dërgon ushtrinë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere