Shkroi: Etrit Rexhepi
Janë publikuar fotografi të grafiteve në formë murali, me mbishkrimin “Kryeministër Hajvan”.
Këto fotografi janë gjetur të publikuar në disa faqe në Facebook (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu).
E vërteta?
Hibrid.info me anë të disa platformave ka detektuar se këto fotografi janë gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA).


Pas verifikimit me anë të platformave që detektojnë nëse përmbajtjet janë gjeneruara nga IA, si “HiveModeration.com” dhe “Huggingface.com”, është vlerësuar se këto fotografi ka gjasa të jenë krijuar me IA.
Rezultatet nga detektimi i “HiveModeration.com”:


Rezultatet nga detektimi i “Huggingface.com”:


Tjetër fakt që i bën të dyshimta këto fotografi, është edhe deformimi në të shkruar.
Hibrid.info ka gjetur se mediat kredibile në gjuhën shqipe kanë raportuar për grafitet me mbishkrimin në fjalë. Por, në asnjërën prej tyre nuk janë paraqitur grafitet e tilla në formë murali (shih këtu).
Analiza:
Grafitet me mbishkrimin “Kryeministër Hajvan” janë reale. Por, dy fotografi që paraqesin mbishkrimin në formë murali janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson përmbajtjet si “Mashtrim”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.